Në Kosovë gjatë ditës së djeshme u shkaktuan 65 aksidente trafiku.
Nga to 23 përfunduan me të lënduar, 42 me dëme materiale dhe asnjë me fatalitet.
Të dhënat i ka konfirmuar Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh.
Mes tjerash, aty, bëhet e ditur se të mërkurën policia shqiptoi edhe mbi 1700 tiketa trafiku.