Në Spitalin e Pejës po trajtohen 59 pacientë me COVID-19. 38 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe 15 prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Nga Spital i Pejës kanë njoftuar se 5 pacientë janë shëruar.
“5 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 59 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve 38 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në raportin e Spitalit të Pejës.
Kurse nga personeli i spitalit, 6 mjekë 15 infermierë dhe 4 punëtorë nga personeli jo mjekësorë janë të infektuar me COVID-19.