×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    5834 lëndë u mbyllën për një vit

    FrontOnline
    25 Tetor 2021

    Nga muaji tetor i vitit 2020 e deri në fund të muajit shtator 2021, pra për 12 muaj, menaxhmenti i ri i  Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) si kurrë më parë ka arritur t’i mbyll hiç më pak se 5834 lëndë. Pra, 1616 janë mbyllur gjatë tremujorit të fundit të vitit 2020, derisa 4218 janë mbyllur gjatë nëntëmujorit të parë të këtij viti

     

    Hiç më pak se 5834 lëndë, menaxhmenti i ri i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), si kurrë më parë ka arritur t’i mbyll brenda një viti. Bazuar në të dhëna zyrtare të BKS-së shihet se nga totali i lendeve të mbyllura nga 1 tetori i vitit 2020 e deri më 30 shtator të këtij, pra 1616 janë lënë të mbyllura gjatë tre mujorit të fundit të vitit 2020, derisa 4218 janë mbyllur gjatë nëntëmujorit të parë të këtij viti. Dinamikë e njëjtë e mbylljes së lëndëve në kohë rekorde është duke vazhduar edhe gjatë tre mujorit të fundit të këtij viti, ka raportuar iSIGURIME.

    Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku, thotë se nga ardhja e tij në këtë pozitë në shtator të vitit 2020, prioritet kryesor e ka pasur trajtimin dhe kompensimin e shpejtë të dëmeve. Ai thotë se gjatë kësaj periudhe kohore edhe kompanitë e sigurimeve kanë shpenzuar shuma të mëdha mjetesh në emër të kompensimit të dëmeve. “Qëllimi jonë është aplikimi i standardeve Evropiane në Byronë Kosovare të Sigurimit. Pra, të bëjmë trajtim të shpejtë, korrekt dhe kompensim sipas afateve ligjore”, ka thënë drejtori Mazreku.

     

    7,417,419 € është shuma e dëmeve të mbyllura nga Byroja Kosovare e Sigurimit gjatë periudhës janar-shtator 2021.

    5,689,856 € është shuma e dëmeve të mbyllura nga Byroja Kosovare e Sigurimit gjatë nëntëmujorit të parë të vitit 2021 e që i përkasin vitit 2020 e më të vjetra se ky vit

    1,727,562 € është shuma e dëmeve të mbyllura nga Byroja Kosovare e Sigurimit gjatë nëntëmujorit të parë të vitit 2021, e që i përkasin vitit 2021.

    3396 euro ka qenë mesatarja e dëmeve të lendeve të mbyllura që i përkasin vitit 2020, e më të vjetra se ky vit

    1021 euro ka qenë mesatarja e dëmeve të lendeve të mbyllura që i përkasin vitit 2021

     

    Nga Rubrika
    Ekonomi14 Janar 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore. “Indeksi i...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, ka kujtuar masakrën e Reçakut, e cila ndodhi 26 vite më parë,...
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës në Graçanicë, gjatë kontrollit në automjetin e një të dyshuari ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me pesë copë...
    Lajme15 Janar 2025
    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi ka njoftuar për përfundimin e hetimeve dhe ngritjen e aktakuzës për vrasjen e Liridona...
    Lajme15 Janar 2025
    Misioni i OSBE-së në Kosovë ka theksuar se përvjetori i masakrës së Reçakut kujton përgjegjësinë kolektive për t’u përballur me të kaluarën...
    Lajme15 Janar 2025
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në 26-vjetorin e Masakrës së Reçakut ka thënë se denoncimi i kësaj masakre ndryshoi historinë e Kosovës...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se sot janë mbyllur komunat paralele të Serbisë në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.