×
  • Lajme
  • Lajme

    PZAP: Ende s’kemi pranuar asnjë ankesë rreth procesit të certifikimit

    FrontOnline
    23 Janar 2021

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i ka certifikuar listat zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate. Arsye për këtë ka qenë mos zëvendësimi i kandidatëve për deputetë që kanë probleme me ligjin.

    Por, pavarësisht kësaj, partitë të cilat s’iu janë certifikuar listat ende s’janë ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

    Një gjë të tillë e ka konfirmuar kryesuesi i sekretariatit të PZAP’it, Mul Desku.

    “Ende nuk ka asnjë ankesë në PZAP, lidhur me moscertifikimin e disa subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre nga ana e KQZ-së”, ka thënë Desku për Express.

    Ndryshe, listat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Partisë Demokratike dhe Listës Srpska janë certifikuar nga ana e KQZ-së.

    Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, tha se subjektet politike dhe kandidatët që vlerësojnë se pa të drejtë nuk janë certifikuar, kanë të drejtë ankese në afat prej 24 orësh në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

    Çështja mund të shkojë deri në Gjykatën Supreme nëse pala mund të jetë e pakënaqur me vendimin e PZAP-së. Periudha e ankesave është paraparë të përmbyllet deri më 31 janar, në mënyrë që më 2 shkurt të bëhet e mundur tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e këtyre zgjedhjeve/

    Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore pasi u godit nga një veturë. Rasti ka ndodhur gjatë ditës në Gjakovë. Një person e...
    Lajme25 Prill 2024
    “Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit të Shtetit e ka përshkruar nivelin e korrupsionit ku përfshihet ekzekutivi. Opozita...
    Lajme25 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.