E, përveç bizneseve, komuna e Prishtinës ka marr vendim që t’i ndihmojë edhe qytetarët të cilët janë infektuar me COVID-19 duke i’u ndarë nga 50 euro personave nën moshën 65 vjeç dhe 100 euro për ata mbi 65 vjet.
Deri më tani kanë aplikuar rreth 14 mijë qytetarë.
Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i Komunës, MuhedinNushi për FrontOnline.
“Situata po shkon mirë, prej 18 mijë të infektuar prej marsit deri dje, kanë aplikuar 13371 qytetarë kjo nënkupton se së shpejti mund të presim edhe aplikimin e qind përqind të qytetarëve që janë të infektuar.Interesimiështë i madh përkundër që shumaështësimbolike prej 50 euro për qytetarët deri në moshën 65 vjeçare dhe 100 euro mbi moshën 65 vjeçare, numri është i madh interesimi i madh”, tha ai.