×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    5 ushqime të përditshme që dobësojnë imunitetin, në mesin e tyre edhe buka

    FrontOnline
    03 Korrik 2020

    Gjumi i mirë, aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme janë tre shtyllat kryesore të sistemit imunitar.i cili është thelbësor për shëndetin e organizmit. Ushqyerja është një faktor kyç për dobësimin dhe forcën e sistemit imunitar.

    Ushqime të caktuara mund t’i vijnë në ndihmë imunitetit, ndërsa të tjera jo vetëm që ia vështirësojnë punën atij por edhe shkaktojnë kaos në organizëm, transmeton TCH.

    Buka e Bardhë

    Bëhet fjalë për fajtoren më të madhe në mesin e ushqimeve që nënshtrojnë sistemin imunitar. Buka e bardhë, ëmbëlsirat e përpunuara e çdo gjë tjetër që gatuhet me miell të bardhë ofron shumë kalori dhe pak ushqyes. Kësisoj njeriu shton në peshë, përballet me obezitetin dhe rrezikun e diabetit të tipit 2. Buka e bardhë nxit direkt inflamacionin dhe pakëson aftësinë e trupit për tu mbrojtur dhe shëruar.

    Rrushi i Thatë

    Sheqernat natyrale tek rrushi i thatë dhe fruta të tjera të thata mund të rrisin nivelin e sheqerit në gjak. Njerëzit tashmë konsumojnë shumë sheqer pa qenë nevoja për të ngrënë ëmbëlsirë dhe kështu tejkalojnë limitin prej 6 luge çaji sheqer të shtuar në ditë për gratë dhe 9 për burrat. Sheqeri i tepërt nxit inflamacionin në trup dhe ai është i dëmshëm për imunitetin.

    Bananja

    Bananja përmban sheqerna natyralë dhe kur nuk është e pjekur plotësisht mund të ndikojë negativisht në imunitetin dhe sistemin tretës. Kjo ndodh për shkak të leptinës, një proteinë e dëmshme për imunitetin kur është në sasi të mëdha. Lektina pengon përthithjen e mineraleve dhe ushqyesve dhe pengon zhvillimin e florës intestinale.

    Patatinat

    Patatinat janë fiksuese për shqisën e shijes por për imunitetin ato janë një ankth i mirëfilltë. Ato janë të skuqura me vaj vegjetal por përmbajnë shumë kripë, e cila supas studimeve shkakton mangësi serioze në punën e imunitetit.

    Djathi i Pasterizuar

    Produktet e bulmetit kanë tendencën të formojnë myk në organizmin e disa njerëzve, duke i bërë ata më të prirur ndaj të ftohurës apo gripit. Këto produkte, siç është djathi i pasterizuar, kontribuon në shtimin e inflamacionit në trup duke dobësuar kështu imunitetin.

    Nga Rubrika
    Lifestyle26 Dhjetor 2024
    Ndër aplikacionet e shumta që ndikojnë në shkarkimin e shpejtë të baterisë në telefona, veçohen dy në veçanti. Analiza jonë PBC na...
    Lifestyle26 Dhjetor 2024
    Të bëhesh nënë, si shumë nga përvojat e mëdha të jetës, është një situatë kontrastesh: mund të jetë pika më e lartë...
    Lifestyle25 Dhjetor 2024
    Dashi Parashikohet një ditë mjaft pozitive në saj të ndikimit të Hënës. Do të ndiheni të mbushur me energji dhe me humor...
    Të tjera
    Vip27 Dhjetor 2024
    Gazetari karizmatik dhe kontravers, Vullnet Krasniqi, ka nisur rrugëtimin e tij në formatin më të shikuar televiziv në trojet shqiptare, Big Brother...
    Vip27 Dhjetor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Vullnet Krasniqi, ka rrëfyer vështirësitë e jetës së tij tek ‘Vëllai i Madh’. Vullneti në...
    Vip27 Dhjetor 2024
    Është publikuar klipi me momentet më pikante nga darka e të nominuarve në shtëpinë më të madhe në vend, Big Brother VIP...
    Vip27 Dhjetor 2024
    Pak klipit së përmbledhur të darkës së të nominuarve dhe pyetjeve pikante mes banorëve mes banorëve shpërtheu debate. Shumë mospajtime pati edhe...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Një personë është gjetur pa shenja jete rreth oreës 11:00 në fshatin Zhur. Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhëndës polici...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Një person është lënduar pasi është goditur nga një veturë në rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë. Për Front Online, zëdhënësja e policisë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.