×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    5 këshilla efektive për ngritje në karrierë

    FrontOnline
    20 Korrik 2020

    Ngritja në një pozitë pune shoqërohet me një rol më të mirë në kompani, me një pagë më të mirë por edhe me më shumë përgjegjësi. E gjithë kjo, me një fjalë nënkupton vlerësim nga kompania. Sidoqoftë, për t’u ngritur në karrierë duhet të keni një performancë të shkëlqyeshme në punë si dhe të merrni vëmendjen e personave që udhëheqin kompaninë.

    Ani pse kriteret sa i përket kësaj çështjeje dallojnë nga kompania në kompani, ju mund të tregoni veten si kandidatin ideal duke ndërmarrë disa hapa, për t’u bërë kështu një nder personat kryesor për t’u ngritur në pozitë.

    1. Tregoni se kompania ka vlerë për ju

    Me fjalë të tjera, bëni më shumë se sa që ju kërkohet ndonjëherë. Nëse e doni një pozitë pune pune të caktuar, ju duhet të tregoni rëndësinë që ka kompania për ju. Secili punëdhënës dëshiron punëtorë për të cilët kompania ka vlerë të veçantë. Prandaj, filloni me këto hapa:

    • Përmirësoni aftësitë e juaja
    • Sillni rezultate në kompani
    • Përfshihuni në aktivitete të ndryshme
    • Zgjeroni njohuritë e juaja

    Ndiqni hapat e personave që janë ngritur në pozitë

    Një tjetër këshillë është të shikoni nga afër personat që janë ngritur në pozitë viteve të fundit. Mundohuni t’i kuptoni se cilat janë vetitë dhe arritjet që i kanë bërë të kenë sukses në ngritjen në pozitë.

    Kërkoni tipare të përbashkëta të personalitetit si dhe zakonet midis atyre që janë promovuar me sukses. Krejt kjo mund t’ju japë një imazh më të mirë të asaj që duhet të bëni për ta arritur ngritjen. Për shembull, disa punëdhënës kanë tendencë të ngrisin në pozitë punonjës që janë lojtar të ekipit. Në një situatë të tillë, duhet të tregoni gatishmëri për të ndihmuar me projektet e ekipit.

    Kërkoni feedback nga mentori juaj

    Se si mund ta arrini ngritjen në karrierë, mund ta kuptoni edhe nga punëdhënësi apo menaxheri juaj. Kërkoni një takim me ta dhe ndiqni këta hapa që ta merrni një reagim pozitiv mbi performancen tuaj.

    • Bëni një listë me përgjegjësitë që dëshironi të merrni, arritjet e juaja dhe aftësitë që keni fituar
    • Nënvizoni se si kompania ka përfituar nga ju
    • Paraqisni kërkesën tuaj për ngritje në mënyrë sa më profesionale që është e mundur

    Identifikoni dhe zgjidhni problemet

    Në secilin vend pune mund të shfaqen probleme. Personat që i identifikojnë dhe zgjidhin problemet kanë gjasat të ngritën në karrierë. Shihni se çka po e ndikon negativisht kompaninë dhe kontribuoni në përmirësimin e atyre gjërave.

    Mbani një etikë të mirë të punës

    Performanca në punë është një faktor shumë i rëndësishëm për ngritjen në karrierë. Për këtë arsye, duhet të dëshmoni se keni etikë të fortë të punës dhe që jeni prej atyre njerëzve që vazhdimisht merrni iniciativën për ta përmirësuar gjendjen në kompani./

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i ish-presidentes Atifete Jahjaga, është lakuar së fundmi rreth çështjes së zgjedhjes së shefit/es së shtetit, tani kur Kosova ka hyrë...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Të tjera
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur grupin e saj parlamentar për të diskutuar lidhur me çështjen e presidentit. Para këtij takimi, Ministri i Punëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një e moshuar ka rënë nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve. Ngjarja...
    Front TV04 Mars 2026
    Kryeministri Albin Kurti, për emrin e presidentit tha që përgjigja është çështje orësh. “Jemi duke shkuar në mbledhjen e GP, besoni qe...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeakademikja Justina Pula është emri i cili ka mbështetjen më të madhe në diskutimet për presidente konsensuale, brenda Partisë Demokratike të Kosovës,...
    Lajme04 Mars 2026
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar opinionin publik se, në kuadër të hetimeve intensive dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.