×
  • Lajme
  • Lajme

    488 raste të reja me Covid- 19

    FrontOnline
    02 Mars 2021

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 488 raste të reja me Covid-19

    Sipas IKSHPK-së, rastet e reja janë nga këto komuna: Prishtinë 285 raste, Gjilan 47 raste, Fushë-Kosovë 35 raste, Gjakovë 20 raste, Pejë 17 raste, Kamenicë 11 raste, Lipjan 11 raste, Prizren 11 raste, Deçan 6 raste, Drenas 6 raste, Suharekë 5 raste, Malishevë 4 raste, Rahovec 4 raste, Viti 4 raste, Ferizaj 3 raste, Klinë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Istog 2 raste, Kaçanik 2 raste, Mitrovicë 2 raste, Novobërdë 2 raste, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Podujevë dhe Vushtrri.

    Po, ashtu gjatë kësaj kohe kanë vekur edhe tetë persona.

    Njoftimi i plotë:

    270 TË SHËRUAR DHE 488 RASTE ME COVID-19!

    Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.886 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 488 raste pozitive.

    Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 4 raste (81, 77, 65, 78 vjeç), Klinë 1 rast (64 vjeç), Pejë 1 rast (37 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Suharekë 1 rast (87 vjeç).

    Numri total i rasteve pozitive është 70.185 raste nga 313.132 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.616 raste të vdekjes.

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 270 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 60.333 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.236.

    Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 285 raste, Gjilan 47 raste, Fushë-Kosovë 35 raste, Gjakovë 20 raste, Pejë 17 raste, Kamenicë 11 raste, Lipjan 11 raste, Prizren 11 raste, Deçan 6 raste, Drenas 6 raste, Suharekë 5 raste, Malishevë 4 raste, Rahovec 4 raste, Viti 4 raste, Ferizaj 3 raste, Klinë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Istog 2 raste, Kaçanik 2 raste, Mitrovicë 2 raste, Novobërdë 2 raste, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Podujevë dhe Vushtrri.

    Të nderuar qytetarë!

    Duke pasur parasysh vlerësimin dinamik dhe në kohë reale të situatës epidemiologjike me COVID -19, sot janë raportuar 488 raste pozitive, që paraqet numrin më të madh të rasteve pozitive këtë vit me tendencë të rritjes ditëve në vijim. Vetëm Në Prishtinë janë raportuar 285 raste pozitive. Shprehim ngushëllime familjarëve për 8 rastet e vdekjeve të raportuara gjatë 24 orëve të fundit.

    Numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës si pasojë e drejtëpërdrejtë e neglizhimit të masave.

    Mjekët të stërngarkuar në spitale po luftojnë kundër këtij virusi tinëzar e shkatërrimtar me tërë fuqinë e tyre profesionale e njerëzore.

    IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

    Masat parandaluese janë të njejta me aksent të veçantë se personat pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet. Me zvogëlimin e kontakteve, do ta bëjmë të mundur ndërprerjen e përhapjes së infeksionit.

    Andaj rekomandojmë edhe një herë:

    1. Të qëndrohet në shtëpi, dhe dalja të jetë vetëm për nevoja të domosdoshme;
    2. Ndalimi rigoroz i takimeve me njerëz me të cilët nuk jetoni në bashkësi, pos për qëllime specifike;
    3. Ndalimi rigoroz i tubimeve;
    4. Respektimi rigoroz i masave kufizuese në aktivitetet publike;
    5. Kufizimi i punës për veprimtaritë jo-esenciale dhe vend-ngjarjet duke redukuar edhe kohën e punës gjatë ditës.

    IKSHPK vlerëson se këto masa mund të ndërprejnë rritjen e numrit të rasteve, të parandalojnë mbingarkesën e hospitalizimeve dhe të parandalojnë rritjen e numrit të vdekjeve.

    IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

    Në veçanti, bëjmë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike.

    Grumbullimi i qytetarëve pa maska dhe pa mbajtje të distancës shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent në mesin tonë.

    Apelojmë tek institucionet përgjegjëse, përkatësisht Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse që të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në fuqi në zbatim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës.

    Qytetarë të nderuar,

    Ju lutemi për kujdes të shtuar!

    Që të shmangni shkaqet dhe pasojat e infeksionit:

    Respektoni masat kufizuese për grumbullimet dhe tubimet publike!

    Mbani në mend:

    FYTYRA E MBULUAR ME MASKË! DUART E PASTRA! DISTANCA DHE HAPËSIRA E BOLLSHME!

    Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

    Mbani higjienën!

    Respektoni distancën!

    Artmotion dhe DigitAlb arrijnë marrëveshje të re bashkëpunimi pesëvjeçar
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore pasi u godit nga një veturë. Rasti ka ndodhur gjatë ditës në Gjakovë. Një person e...
    Lajme25 Prill 2024
    “Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit të Shtetit e ka përshkruar nivelin e korrupsionit ku përfshihet ekzekutivi. Opozita...
    Lajme25 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.