Janë ngritur 48 aktakuza, kundër 57 personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokurori i Shtetit ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur 48 aktakuza, kundër 57 personave, për vepra të ndryshme penale.
Poashtu bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar katër persona të dyshuar. Gjithashtu, janë paraqitur gjashtë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër nëntë personave të dyshuar, për vepra të ndryshme penale.