Të dielen në fshatin Katund i Ri të Pejës, në një shtëpi ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes ku ka arrestuar një të dyshuar, H.H, 1978.
Ai është ndaluar për 48 orë.
Pasi kanë kryer vendshikimin, organet e rendit kanë gjetur tre fishekë të gjallë kalibër 7.62x39mm si dhe gjashtë gëzhoja të njëjtit kalibër.
Arma AK-47 e cila është përdorur është sekuestruar, njofton policia.