Të premten, rreth orës 23:40 policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informacion se në rrugën ” Ahmet Shtimja” në Shtime është një rast i dhunës në familje.
Në lidhje me këtë policia menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet B.S, mashkull, shqiptar, shtetas i Gjermanisë, i moshës 48 vjeçare.
Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa viktima H.S kthehet te prindërit e saj.
Rasti është cilësuar ” Dhunë nê familje”./Front Online