Në Spitalin e Vushtrrisë janë duke u trajtuar 43 pacientë për koronavirus, 1 është i intubuar, ndërsa 33 të tjerë janë me oksigjenoterapi.
Në përgjigjen e Spitalit të Vushtrrisë për Gazetën Sinjali thuhet se 35 prej tyre janë të konfirmuar se janë të infektuar me koronavirus.
3 persona janë në CPAP, ndërsa 8 persona ende nuk janë të konfirmuar se janë të infektuar me koronavirus.