Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nick Abbot.
Në këtë takim u biseduan temat që e rrethojnë Kosovën, lidhur me bisedimet, sigurinë dhe për krizën ndaj pandemisë.
“Ambasadorin Abbot, e falënderova për kontributin e vazhdueshëm dhe të jashtëzakonshëm që e ka dhënë Britania e Madhe për lirinë, pavarësinë dhe zhvillimin e Kosovës”, ka shkruar në postimin e tij Haradinaj.
“Kosova është me fat që ka një vend të tillë mik dhe mbështetës”.