×
  • Kronika
  • Kronika

    350 gjoba për mosrespektim të masave në Prizren kundër Covid-19 gjatë vikendit

    FrontOnline
    15 Mars 2021

    Gjatë fundjavës, nga data 12-14 mars 2021, Policia në Prizren ka vepruar duke u bazuar në vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës për masat mbrojtëse kundër Virusit ‘Covid 19’, dhe me këtë rast Policia ka kryer kontrolle të shtuara në disa lokacione si : lokale të natës, gastronomi, qendra tregtare, sheshe, komunikacion etj.

    Gjatë zbatimit dhe veprimeve zyrtare, në komunën e Prizrenit, policia ka shqiptuar 305 tiketa për personat të cilët nuk i kanë respektuar këto masa në bazë të ligjit 07/L-006, dhe gjithsej 4 fletë-paraqitje për lokalet të cilët nuk e kanë respektuar orarin. Në asistim dhe bashkëpunim me inspektorë janë realizuar kontrolle në 32 lokale.

    Për parregullsi të dokumenteve dhe leje qëndrimi jo të rregullta, në këto lokale, Policia ka gjetur dhe ndaluar 23 punëtore-valltare nga Republika e Shqipërisë, të cilat dorëzohen te Drejtoria për Migrim dhe të Huaj.

    Në zbatim te masave dhe realizim të planeve operative, një aktivitet i shtuar për fundjavë ishte edhe në fushën dhe mbikëqyrjen e komunikacionit rrugor, për këtë Policia gjeti parregullsi dhe shqiptoi 589 kundërvajtje për drejtuesit e automjeteve në komunikacion.

    Përgjatë aktiviteteve në këtë fundjavë Policia në Prizren ka kryer kontrolle dhe ka ndaluar 3 persona të cilët kanë qenë të kërkuar me urdhërarrest nga Gjykata Themelore në Prizren, të ndaluarit akuzohen për vepra të ndryshme penale, për fajde, organizimin e skemave piramidale dhe dhunë në familje.

    Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim me prokurorin e shtetit.

    “Aktivitete të tilla do të ketë në vazhdimësi duke synuar në parandalim dhe respektim të masave ‘Covid 19’ dhe Policia rajonale në Prizren do të jetë e gatshme t’i zbatojë plotësisht vendimet e Qeverisë duke punuar gjithnjë për sigurinë e qytetarëve”, thuhet nga policia.

    Afër 6500 banorë të Shalës së Bajgorës përfitojnë nga rrjeti i ri
    Nga Rubrika
    Kronika18 Tetor 2024
    Një shtëpi e pabanuar është përfshirë nga zjarri në Prishtinë. Policia bën të ditur se zjarri është lokalizuar dhe poashtu është arrestuar...
    Kronika18 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka gjetur shufër metalike dhe një thikë në çantën e një personi, mashkull kosovar. Sipas raportit, me vendim të...
    Kronika18 Tetor 2024
    Një grua është dhunuar në Prizren. Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 13 tetor dhe se viktima është dërguar për ekzaminime...
    Të tjera
    Lajme18 Tetor 2024
    Armatosja intensive e shteteve të Ballkanit gjatë muajve të fundit ka ngjallur polemika të mëdha dhe shqetësime për rritjen e rrezikut të...
    Lajme18 Tetor 2024
    Analistët në Serbi thonë se politikanët morën mesazhe nga Samiti i “Procesit të Berlinit”, veçanërisht ata të Kosovës e Serbisë, që duhet...
    Vip18 Tetor 2024
    Aktorja shqiptare, Olta Gixhari ka dhënë komentet e para si opinioniste e këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova. Për këngëtaren Rovena...
    Vip18 Tetor 2024
    Big Brother VIP Kosova 3 padyshim se këtë vit do të sjellë personalitete të ndryshme e do të ketë shumë surpriza. Latino-kosovari,...
    Vip18 Tetor 2024
    Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka, e ka komentuar hyrjen e banorës së tretë, Dianës. Ai e ftoi Dianën...
    Lajme18 Tetor 2024
    Njësitë e veçantë të Policisë, përveç që po e luftojnë krimin gjithandej Kosovës, po e mbrojnë sovranitetin edhe në pjesën veriore. Për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.