Basisti i “Bay City Rollers” Ian Mitchell ka vdekur në moshën 62 vjeçare, ka raportuar Fox News.“Ne jemi shumë të pikëlluar nga lajmi i vdekjes së Ian Mitchell”, shkroi banda në një postim të shpërndarë në faqen e tyre zyrtare në Facebook të martën së bashku me një foto bardh e zi të një Mitchell të ri. “Mendimet dhe lutjet tona janë me gruan e tij Wendy, familjen dhe miqtë. Pusho në Paqe, Ian”.
Agjenti i bendit konfirmoi për Fox News se Mitchell vdiq nga kanceri më 2 shtator pas një periudhe të gjatë.
“Bay City Rollers” ishin një grup skocezë, më të njohur në vitet 1970.
I njëjti u bashkua me bendin në 1976 për vetëm disa muaj në mes të një periudhe të njohur si “Rollermania” në Mbretërinë e Bashkuar, sipas Variety.
Vëllezërit Alan dhe Derek Longmuir filluan bandën në 1964 dhe grupi do të vazhdonte të bënte hite të tilla si “I Only Want to Be With You” dhe “Saturday Night”.
Mitchell zëvendësoi Alan kur ishte vetëm 17 vjeç, por ai u largua në 1977.