×
  • Lajme
  • Lajme

    34 vjet nga miratimi i Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut të 1990

    FrontOnline
    02 Korrik 2024

    Sot shënohet 34 vjetori i miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut të vitit 1990, e shpallur nga delegatët e Kuvendit të Kosovës.

    Në atë ditë historike, Kosova ishte shpallur njësi e veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme.

    Deklarata e 2 Korrikut 1990 ishte akti që do të shënoi hapin historik institucional të pavarësimit të Kosovës, i cili u zhvillua jashtë objektit të Parlamentit, në kushte të rrethimit nga forca të mëdha policore e ushtarake.

    Deklaratën Kushtetuese mbi Kosovën si njësi të pavarur dhe të barabartë në kuadër të federatës apo konfederatës jugosllave, e shpallën në Prishtinë delegatët e Kuvendit të Kosovës.

    Deklarata shënon edhe pikënisjen për pavarësimin e Kosovës nga Serbia, duke synuar që të trajtohet si e barabartë me republikat e atëhershme në federatën jugosllave.

    Kjo deklaratë i parapriu Kushtetutës së Kosovë e miratuar me 7 shtator 1990 në Kaçanik.

    Afër dhjetë mijë banorë të fshatrave të Skenderajt përfitojnë nga rrjeti i ri elektrik
    Nga Rubrika
    Lajme04 Korrik 2024
    Një grua në Prishtinë ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga ortakja e saj. Bëhet e ditur se viktima ka...
    Lajme04 Korrik 2024
    Deputet i PDK-së, Xhavit Haliti, për FrontOnline, thotë se raportet mes Kosovës dhe SHBA-së, janë ndërtuar me mund dhe gjak, dhe se...
    Lajme04 Korrik 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar SHBA-të me rastin e  248 vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Osmani, ka shkruar se sot...
    Të tjera
    Lajme04 Korrik 2024
    Mbrëmë u publikua një pjesë e shkurtë e një interviste të papublikuar të Ismail Kadaresë, shkrimtarit të madh shqiptar që vdiq të...
    Lajme04 Korrik 2024
    Edhe sot në Hagë do të mbahet seancë gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Seanca e sotme do të jetë...
    Lajme04 Korrik 2024
    Ish ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli për “Front Online” thotë se marrëdhëniet Kosovë-SHBA janë në pikën më të ulët. Sipas...
    Lajme04 Korrik 2024
    Tashmë janë përcaktuar tetë përfaqësueset më të mira në “Euro 2024”. Ndeshjet e një të tetës së finales kanë ofruar futboll cilësor,...
    Lajme04 Korrik 2024
    E bija e shkrimtarit Dritëro Agolli, Elona Agolli, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Ismail Kadaresë. Me një postim në...
    Lajme04 Korrik 2024
    Samiti i madh i NATO-s në Uashington do të mbahet së shpejti, nga 9 deri më 11 korrik. Radio Evropa e Lirë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.