×
  • Lajme
  • Lajme

    337 të shëruar nga Covid-19 në Kosovë

    FrontOnline
    17 Nëntor 2020

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë, janë shëruar 337 pacientë.

    Sipas IKSHPK-së, numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 17 mijë e 878 raste, përcjell FrontOnline.

    “Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 337 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 17.878 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.768”, thuhet në njoftim.

    Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.566 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 690 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 16 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (78, 76 vjeç), Prishtinë 2 raste (68, 65 vjeç), Prizren 2 raste (72, 69 vjeç), Rahovec 2 raste (55, 53 vjeç), Dragash 1 rast (76 vjeç), Ferizaj 1 rast (75 vjeç), Gjilan 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (75 vjeç), Mitrovicë 1 rast (60 vjeç), Pejë 1 rast (67 vjeç), Podujevë 1 rast (41 vjeç), Suharekë 1 rast (82 vjeç).

    Numri total i rasteve pozitive është 30.495 raste nga 122.377 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 849 raste të vdekjes. /FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme20 Korrik 2025
    Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e...
    Lajme20 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, janë takuar gjatë ditës së djeshme në një takim që zgjati...
    Lajme20 Korrik 2025
    Kompania për Distributimin e Energjisë Elektrike (KEDS) ka njoftuar se edhe gjatë së dielës do të zhvillojë punime në rrjet në disa...
    Të tjera
    Sport19 Korrik 2025
    Sipas FIFA-s, Kupa e Botës për Klube e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm global,...
    Lajme19 Korrik 2025
    Nga mbi një orë e 10 minuta sa ishin më herët pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në pikëkalimin kufitar te Dheu...
    Ekonomi19 Korrik 2025
    Si pasojë e zjarreve që ishin jo të pakta, në ditët me temperatura të larta, nga korriku janë djegur sipërfaqe të tëra...
    Sport19 Korrik 2025
    Klubi futbollistik Llapi përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar se Diar Vokrri është transferuar tek Ballkani.  Ky transferim është bërë pas kërkesës...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Së paku 32 persona janë vrarë pasi trupat izraelite kanë hapur zjarr ndaj banorëve të Gazës që kërkonin ndihma ushqimore. Sipas ministrisë...
    Lajme19 Korrik 2025
    Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur përfundimin e punimeve në dy rrugë të rëndësishme në qytet “Bislim Bajgora” dhe...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.