L.Xh., 33-vjeç, është arrestuar mëngjesin e sotëm nga Policia në Viti.
Kjo pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhërarrest nga gjykata për një rast të vrasjes së rëndë në tentativë e që ishte i dënuar me 2 vjet burgim.
“Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, zyrtar policorë nga Stacioni policor- Viti në vazhdën e realizimit të urdhëresave të lëshuara nga gjykata, me datën 08.07.2024 kanë arrestuar L.Xh. (viti i lindjes 1991, mashkull kosovare). Ai ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore me dënim burgimi prej dy (2) vjet për veprën penale ‘’Vrasje e rëndë në tentativë’’. Pas përfundimit të procedurave ai është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Drejtoria rajonale e policisë në Gjilan njofton se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.