Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, tre persona kanë vdekur nga koronavirusi.
IKSHPK-ja njofton se gjatë kësaj periudhe nga 828 monstra, janë infektuar 118 persona me koronavirus, ndërsa 50 janë shëruar, shkruan KOHA.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 828 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 118 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Spitali i Përgjithshëm, Gjilan, 1 raste nga Spitali i Përgjithshëm, Pejë dhe 1 rast nga Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK).