Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar edhe 141 raste të reja me Covid-19 nga 440 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Numri i rasteve aktive në vend me koronavirus aktualisht është 3 mijë 824 ndërsa 11 mijë e 416 persona janë infektuar me virusin korona.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 230 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.191 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.824’, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së.
Numri total i rasteve pozitive është 11.416 raste nga 43.984 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 401 raste të vdekjes.