×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    3 arsyet përse nuk mund të gatuani me vaj ulliri

    FrontOnline
    20 Qershor 2020

    Vaji i ullirit ekstra i virgjër njihet për vlerat fenomenale që ofron për organizmin e njeriut. Studime të shumta kanë treguar se njerëzit që konsumojnë rregullisht vaj ulliri janë më pak të prirur për të vuajtur nga sëmundjet kardiovaskolare, duke përfshirë tensionin e lartë të gjakut, atakun kardiak dhe nivelin e lartë të kolesterolit në gjak. Por kur vjen puna tek gatimi, temperatura e lartë është armiku i tij më i madh.

    Antioksidantët Shuhen

    Sipas ekspertëve, vaji i ullirit përmban shumë polifenolë mirëbërës për shëndetin e zemrës të cilët shkatërrohen në temperaturë të lartë. Polifenolët janë të pasur me antioksidantë të cilët degradojnë kur vaji i nënshtrohet një temperature të lartë e të vazhdueshme. Në momentin që vaji i nxehtë nis të lëshojë tym, të gjitha substancat mirëbërëse shpërbëhen dhe formojnë agjentë të dëmshëm kimikë për shëndetin.

    Acidet Yndyrore Shkatërrohen Plotësisht

    Vaji i ullirit është një burim i pasur i acideve yndyrore omega-3 dhe omega-6. Këto acide janë ekstremisht të ndjeshme ndaj nxehtësisë që do të thotë se kur vaji nxehet shumë në temperaturë të lartë, këto acide të dobishme shkatërrohen. Kjo nënkupton se përdorimi i vajit të ullirit në gatim nuk është një zgjedhje e mençur sepse nuk sjell asnjë përfitim për shëndetin.

    Nxehja Nxit Tymrat Toksikë

    Vaji i ullirit ka një pikë shumë të ulët djegieje dhe në momentin që kalon këtë nivel, ai lëshon tymra toksikë. Gatimi me vaj ulliri në temperaturë të lartë nxit çlirimin e disa molekulave, ekspozimi afatgjatë ndaj të cilave shoqërohet me probleme shëndetësore. Mënyra më e shëndetshme e përdorimit të vajit të ullirit është duke e hedhur në sallatë, perime të gatuara me avull, supë apo edhe në një fetë buke. Sipas të studimeve konsumimi i një luge me vaj ulliri esëll në mëngjes ofron benefite të qënësishme për një organizëm të fuqishëm përgjatë gjithë ditës./AgroWeb

    Nga Rubrika
    Lifestyle18 Mars 2025
    Brokoli është një anëtar i familjes së lakrës dhe ka një numër të madh përfitimesh shëndetësore. Ka shumë arsye për ta integruar...
    Lifestyle15 Mars 2025
    Sa herë e ke gjetur veten duke menduar se nuk po bën mjaftueshëm për të arritur ëndrrat e tua? Mbase fajëson mënyrën...
    Lifestyle14 Mars 2025
    Dashi Horoskopi i datës 14 mars 2025 nga Christine Haas Sot askush nuk do ju marrë seriozisht kështu që duhet më patjetër...
    Të tjera
    Lajme19 Mars 2025
    Rritja e çmimit të produkteve bazë po vazhdon.E, për këtë disa herë janë ndërmarrë iniciativa për bojkot të supermarketeve. Por, sa është...
    Lajme19 Mars 2025
    Emisari i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, ka njoftuar se në takime të ndara ka diskutuar me partitë serbe që fituan ulëse...
    Bota/Rajoni19 Mars 2025
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se fjalët e presidentit rus, Vladimir Putin janë “shumë të ndryshme nga realiteti”. “Edhe sonte, pas...
    Kronika19 Mars 2025
    Pas një mosmarrëveshjeje, të martën në fshatin Shirokë të Suharekës janë rrahur mes vete pesë persona, ku si pasojë dy prej tyre...
    Lajme19 Mars 2025
    Ka përfunduar aksioni policor në 21 lokacione në Mitrovicë. Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon...
    Kronika19 Mars 2025
    Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth arrestimit të një shtetasi të Armenisë për kalim ilegal të kufirit, duke thënë se i...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.