×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    28-vjeçari dhunohet për vdekje nga policët dhe stafi mjekësor

    FrontOnline
    22 Mars 2023

    Një i ri 28-vjeçar me ngjyrë në shtetin e Virxhinias, ka ndërruar jetë si pasojë e dhunës së policisë dhe stafit në një spital psikiatrik. Ngjarja ndodhi në shtetin e Virxhinias, ku 28-vjeçari me ngjyrë Irvo Otieno vdiq në spitalin psikiatrik, ku u soll nga burgu i kontesë Henrico.

    Videoja e publikuar nga prokurorët në Virxhinia dëshmon  momentet kur në datën 6 mars Irvo Otieno, 28 vjeça shtrihet përtokë nga policët dhe stafi spitalor teksa po transerohej nga spitali në burg.

    Shtatë oficerë dhe tre persona të stafit mjekësorë  janë akuzuar për vrasje të shkallës së dytë .

    Nëna e viktimës, Caroline Ouko është shprehur e lumtur që kjo video u publikua dhe që autorët do të dënohen.

    “Ato dhjetë monstra. Ata dhjetë kriminelë. U gëzova kur dëgjova se ata u paditën. Dhe ky është vetëm hapi i pare. Shpresoj që me ekipin tim pranë meje, me miqtë e mi pas meje, me komunitetin tim pas meje, me nënat dhe baballarët që kanë frikë për atë që mund t’u ndodhë fëmijëve të tyre pasi kanë parë atë që ndodhi me Irvo. Me të rinjtë që po kalojnë shqetësime mendore. Dhe bota pas meje, ne do të arrijmë drejtësinë për Irvo Otieno,” tha ajo.

    Otieno fillimisht ishte arrestuar më 3 mars si i dyshuar për një vjedhje. Ai ishte dërguar më pas në një spital për persona me probleme mendore, ku policia dërgon zakonisht dërgon personat që vlerëson se potencialisht mund ta lëndojnë veten apo të tjerët si rezultat i problemeve që kanë.

    Në video shihet sesi Irvo Otieno mbahet në krahë nga policia dhe stafi spitalor ku më pas ata e shtrijnë viktimën përtokë. Pas 11 minutash zyrtarët policorë dhe stafi mjekësoh tërhiqen dhe përpiqen ti japin Otienos ndihmën  e parë pasi ai po qëndronte pa shenja jete.

    Kujtojmë se ky është i disati rast kur një i ri me ngjyrë bie pre e dhunës vdekjeprurëse nga ana e policisë, çështje për të cilën ka pasur protesta të dhunshme në mbarë Shtetet e Bashkuara./FrontOnline/

    Formula 1 vjen në Artmotion më "i çmendur" se kurrë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Nesër varroset Shkelzen Kamaj, i cili më 8 prill vdiq në vendin e punës në Francë. Ceremonia e varrimit do të mbahet...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Të mërkuren u lirua nga burgu. Por, liria Ardian Isufit, i zgjati veç 24 orë. 36-vjeçari raportohet se menjëherë pasi doli nga...
    Të tjera
    Sport26 Prill 2024
    Trajneri holandez, Arne Slot ka thënë se dëshiron të marrë drejtimin e skuadrës së Liverpoolit. Tekniku aktual i Feyenoordit ka zbuluar se...
    Sport26 Prill 2024
    Manchester City po vazhdon me fitore në Premierligë. “Citizens” triumfuan sonte bindshëm 0:4 në udhëtim ndaj Brightonit, në ndeshjen e mbetur të...
    Sport26 Prill 2024
    Një pyetje që bëhet më së shpeshti në botën e futbollit është pa dyshim ajo se kush është më i mirë mes...
    Sport26 Prill 2024
    Edhe sot do të vazhdojë Kampionati Evropian i xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Akil Gjakova dhe Dardan Cena do...
    Ekonomi26 Prill 2024
    Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës ka publikuar të dhënat e reja statistikore. Dërgesat e mërgatës për muajin mars 2024 ishin 112.13...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar në Pejë, dje në mbrëmje. I njëjti ishte më urdhër...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.