×
  • Lajme
  • Lajme

    25 vite të RTK-së, “shpërthen” Fatmir Spahiu, ka disa kritika

    FrontOnline
    19 Shtator 2024

    Aktori i humorit, Fatmir Spahiu ka reaguar për 25 vjetorin e Radio Televizionit të Kosovës.

    Spahiu ka shprehur kritikat e tij pasi nuk u përmend në edicionin qendror të lajmeve asnjëherë kontributi i aktorëve, organizimi i programeve të ndryshme festive, edicionet sportive e të tjera, transmeton IndeksOnline.

    Statusi i tij i plotë:

    Miremrama miq,

    Ne pauze te lojes mes Leverkuzenit dhe Feynordit i leshova lajmet e RTK.
    E mrekullueshmja Alkteta i dha hapsire veteranit Mustafe Muçaj ti hape lajmet, fantazi. Kete ide festimi kisha degju para ca javeve dhe me kishte pelqyer sado e e gjymt ne realizim, qyshdokofte
    Mustafa paralajmeron kroniken e 25 vjetorit, e prita me qef.

    Kronika permbyllet keshtu pak a shume;

    “Perkunder veshtiresive financiare RTK ka arritur ti ofroj program kualitativ publikut…” dhe aty permendet festivali i kenges i organizuar per here te pare vitin e kaluar.

    25 vite RTK, Festivali i kenges imazhi i vetem kulturor i RTKes a??? Jo, nuk kalon!

    Per hire te se vertetes u ofendova pak. Jo pse u permend festivali, por qe su permend askund serialet, vitat e ri, koncertet, big bendi, show programet, emisionet sportive etj etj… te cilat per 25 vite kane mbulu me shume veshtiresi pjesen argetuese te RTK, e qe ne disa prej tyre une kam pas nderin me qene pjese ne pozita te ndryshme si bashkepunetor i jashtem!
    Kur jemi te historia, per dijenin tuaj, buxhetin e festivalit te vitit te kaluar askush prej nesh kuuurrreee nuk e ka patur. Askush prej nesh nuk i ka pas 300-400 mij euro per nje projekt qe zgjate 3 dite trasmetim, apo per dy edicione 700-800 🐁 euro, megjithate, kemi bere dicka!
    Megjithate kemi arritur qe ne interes te RTK ti sjellim 30€ per nje sekond marketing, detaje interesante dhe mbase kuriozitet sot.

    Per mos me zgjate ma shume,
    Une kroniken do ta kryeja duke i kujtu keto emisione, une kroniken do te perfundoja duke i perkujtuar te gjithe ata qe dhane nje kontribut te madh jo vetem ne informacion por edhe ne zbavitje.

    Pra falemnderit
    Adem Mikullovci,
    Arzana Kraja,
    Leze Qena,
    Xhevat Qena,
    Ali Ahmeti,
    Ahmet Spahiu,
    Agim Zatriqi,
    Kemail Qarkaxhiu
    Gezim Jolla-Spidi,
    Etj etj.

    Jeni te lire me i vazhdu falemnderimet…

    RTK, urime kete qerekshekulli.
    Falemnderit per bashkepunimin.
    Shpresoj te shihemi ne rethana normale!

    Natën e Kurban Bajramit Petrol Company shpërndan 40 pako ushqimore për fëmijët jetim në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme19 Shtator 2024
    Visar Ymeri, sa ishte kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje ishte njëriu më i afërt me Albin Kurtin. Se çfarë ka ndryshuar, e tregon...
    Lajme19 Shtator 2024
    Bashkëshortja e të akuzuarit, Jeton Vllasaliu, në cilësinë e dëshmitares, Nadire Gashi, deklaroi se për zhdukjen e tani të ndjerit Bedri Rexhepi...
    Lajme19 Shtator 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë rrebeshe lokale...
    Të tjera
    Lajme19 Shtator 2024
    Hajrullah Çeku, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), ka deklaruar se familja Jashari nuk ka ndërhyrë asnjëherë në konkursin për Projektin...
    Lajme19 Shtator 2024
    Të mbijetuarit e dhunës seksuale dhe grupe të tjera të ndjeshme nga sot do të marrin shërbime juridike falas në klinikën për...
    Lajme19 Shtator 2024
    Në Junik, në kuadër të "Javës ndërkombëtare - dita pa makina", janë shënuar aktivitete në përpjekje të ndërgjegjësimit dhe edukimit të qytetarëve....
    Lajme19 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, kujton se sot 11 vjet më parë, pjesëtari i EULEX-it, zyrtari doganier nga Lituania, Audrius Shenavicius, ishte...
    Lajme19 Shtator 2024
    Zyrtari i LDK’së, Visar Azemi ka njoftuar se sot kanë mbajtur takim koordinues e mobilizues me kryetarë, asamblistë e drejtorë komunalë të...
    Bota/Rajoni19 Shtator 2024
    Ish-kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Serbi, Ragmi Mustafi, ka treguar se për herë të pestë, pas më shumë se dy...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.