×
  • Lajme
  • Lajme

    22 vjet nga rënia e Katanës: 6 faktet që duhet t’i dini rreth Agim Ramadanit

    FrontOnline
    11 Prill 2021

    Sot bëhen 22 vjet nga rënia e luftëtarit dhe heroit Agim Ramadani, Ai ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, gjë që e bëri bashkë me shokët e vet.

    Agim Ramadani (1963-199) lindi në fshatin Zhegër të komunës së Gjilanit, në Kosovë, me 3 maj të vitit 1963.

    Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, të mesmen shkollën teknike në Gjilan në vitin 1980, ndërsa Akademinë ushtarake-drejtimi i komunikacionit në Zagreb të Kroacisë.

    “M’u shtershin sytë nëse pushoj; lirinë tënde me ëndërrue; mallkue qoftë gjaku im, nëse m’vrasin pa luftue”. Këto janë vargjet e poezisë ‘Liria’, që Agim Ramadani pat shkruar në ditët e tij të fundit, para se të vdiste.

    Për t’ju njohur më mirë me jetën e heroit të Kosovës, Gazeta Metro ka përzgjedhur 6 fakte nga jeta e tij që ndoshta s’i keni ditur:

    Heroi Ramadani, ka qenë edhe poet
    Me poezi dhe pikturë është marrë që nga shkollimi i mesëm. Përderisa poezitë e tij, sa ishte gjallë i mbetën të shpërndara nëpër revista të ndryshme e në dorëshkrim.

    Ka qenë ushtarak në Zvicër.
    Atje ka jetuar si emigrant politik, mëqe me fillimin e luftës në Kroaci, ai braktisi ish Armatën Jugosllave ku punonte si oficer.

    Përveç Akademisë ushtarake Agim Ramadani në vitin 1998 pranohet antarë nderi në Akademinë Evropiane të Arteve.
    Ai ishte edhe piktor.
    Si piktor organizoi ekspozita kolektive e përsonale në Kroaci.

    Në luftë u njoh me emrin Katana.
    Bashkëluftëtari i Agim Ramadanit e tani deputeti Anton Quni ka treguar mbi kuptimin e fjalës Katana, nofkë me të cilën njihej komandanti legjendar Agim Ramadani.

    “KATANA është shpatë sulmuese e samurajve të lashtë japonez.

    KATANA është unike në botën e shpatave, armë perfekte.

    KATANA veçohet me tri veti: fortesia, pathyeshmëria dhe mprehtësia.

    KATANA ndjehej si art dhe si armë.

    KATANA ishte nderi i luftëtarëve të lashtë.

    KATANA edhe sot konsiderohet fshehtësi e pazbërthyer.

    Sa e ngjajshme me shpirtin e Agim Ramadanit!”

    Agim Ramadani Llogaritet si një nga heronjtë më të njohur të historisë së re shqiptare.

    Është përfaqësuar në disa leksikone dhe antologji të shkrimtarëve shqiptarë, të botuara pas vitit 2000.
    Agimi la pas vetes tre pasardhës, djemtë Jetonin dhe Edonin, si dhe vajzën Laurinën.

    KEDS zë 156 persona duke e vjedhur energjinë elektrike për një javë
    Nga Rubrika
    Lajme12 Tetor 2024
    Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Nivelin e Pagave në Kosovë” për vitin 2023. Ministri i Financave ka thënë se rritja...
    Lajme12 Tetor 2024
    Deputeti i PDK’së, Xhavit Haliti ka kujtuar ish-krerët e partisë së tij, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Haliti përmes disa fotografive të...
    Lajme12 Tetor 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të brendshëm të Serbisë, lidhur me arrestimin e një...
    Të tjera
    Sport12 Tetor 2024
    Serbia e ka pritur në mënyrë skandaloze Zvicrën, e posaçërisht Granit Xhakën. E për këtë ka raportuar edhe mediumi i madh zviceran,...
    Lajme12 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka deklaruar se Bashkimi Evropian asnjëherë nuk e ka përmbushur premtimin për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit...
    Sport12 Tetor 2024
    Zvicra po përballet në udhëtim ndaj Serbisë në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Kombeve. Nga minuta e parë në...
    Lajme12 Tetor 2024
    Në një intervistë për Zërin e Amerikës, komandanti i marinës amerikane për Evropën dhe Afrikën dhe komandant i forcave të NATO-s në...
    Lajme12 Tetor 2024
    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook” ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit hetimin ndaj Qeverisë Kurti....
    Sport12 Tetor 2024
    Ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës, para nisjes, ka dal të jetë me tensione dhe provokime të tifozëve serb, si kundrejt shtetit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.