×
  • Opinione
  • Opinione

    21 Janari është çështje e drejtësisë ndaj Sali Berishës

    Mero Baze
    21 Janar 2024

    Shkruan: Mero Baze

    Ka shumë spekulime rreth asaj se çfarë është gjykuar dhe çfarë jo rreth 21 Janarit. Ata që duan të bëjnë avokatinë e vrasjeve, përpiqen të shpjegojnë rregulloret e Gardës apo dhe gjyqin qesharak dhe poshtërues për drejtësinë ndaj dy gardistëve që janë të lirë.

    Të tjerë duan të lartësojnë figurën e Sali Berishës si një kryeministër i fortë, që të vret e nuk pyet. Kult pak a shumë i ngjashëm me atë që ngrihet për Putinin apo udhëheqës të tjerë autoritarë në botë, që nuk pyesin për drejtësinë dhe kur vrasin.

    21 Janari nuk është një çështje demonstrate apo më keq akoma një çështje e tipit të demonstratës së dhunshme.

    E dhunshme ishte si demonstratë. Dhe nuk është as e para dhe as e fundit demonstratë e dhunshme në Shqipëri. Demonstratat e dhunshme shoqërojnë çdo demokraci në të gjitha kohërat. Ato janë një valvulë që shfryn zemërimin e shoqërisë.

    Këto 11 vite të pushtetit të socialistëve ka pasur dhjetëra demonstrata të dhunshme. Është sulmuar Kryeministria, janë sulmuar institucione të tjera me molotov, me thyerje dyersh e xhamash, janë paralizuar nyje të tëra trafiku në kryeqytet, dhe nuk ka është përmbysur bota. Thjeshtë kryeministri nuk ka vrarë askënd.

    Problem i 21 Janarit nuk janë as demonstruesit, as gardistët, por Sali Berisha.

    Kryeministri i vendit, u ka dalë zot vrasjeve, ka sabotuar hetimet, ka penguar drejtësinë, ka ndaluar prokurorët të dokumentojnë skenën e krimit, ka refuzuar të dorëzojë gardistët për hetime, ka fshirë serverin e Kryeministrisë për të cilin premtoi se do ta dorëzonte për hetime, dhe mbi të gjitha nuk është pyetur kurrë se çfarë ka bërë dhe pse e ka bërë.

    I vetmi institucion që ka marrë përsipër përgjegjësinë e vrasjeve dhe ka bërë gjithçka që ato të mos hetohen, është Sali Berisha.

    Ndaj i vetmi problem që ka shteti shqiptar dhe drejtësia me 21 Janarin është roli i Sali Berishës.

    Gjykata e Strasburgut, ka bërë një pretencë të qartë kundër shtetit shqiptar të 21 Janarit dhe kryeministrit në detyrë në atë kohë.

    Gjykatat shqiptare e kanë për detyrë ta lexojnë rresht për resht atë vendim dhe të fillojnë të vendosin drejtësinë.

    Drejtësia nis dhe përfundon me marrjen të pandehur të Sali Berishës për 21 Janarin, rrëfimin e tij para prokurorëve, dhe zbardhjen e gjithë skenarit kriminal që vrau katër protestues të padhunshëm, të paarmatosur dhe të parrezikshëm, në momentin që janë vrarë para syve të gjithë shqiptarëve në transmetim televiziv.

    I vetmi segment i pahetuar i asaj ngjarje është Sali Berisha dhe roli i tij.

    Historia e pallateve të vajzës së tij apo histori të tjera korrupsioni të tij, janë të papërfillshme për nga pesha e përgjegjësisë së një kryeministri përballë asaj që ai ka bërë më 21 Janar.

    Për të mbuluar krimin, ai i ka shpallur luftë presidentit të Republikës duke e quajtur puçist, kryeprokurores së vendit duke e quajtur “lavire bulevardi”, kundër gazetarëve në vendngjarje që i klasifikoi si puçistë, dhe kundër çdo zëri brenda dhe jashtë pushtetit të tij që donte që ajo çështje të hetohej.

    Pa u zbardhur ky rol, pa u zbardhur dinamika e akteve të kryeministrit që çuan në vrasje dhe më pas përpjekjet e tij zyrtare për të mbuluar krimin dhe për t’i shpallur luftë shtetit shqiptar për të shpëtuar veten, nuk ka dhe nuk do të ketë drejtësi për 21 Janarin.

    Për më tepër ajo do të kthehet në një ngjarje që mund të përsëritet, nëse vendosim që kryeministri ka të drejtë të vrasë kur dikush nga opozita proteston.

    Shkaqet për rikthimin e çështjes në SPAK, janë të plota tek vendimi i Strasburgut. Hetimi i ri për pistoletën dhe plumbin që ka vrarë Aleks Nikën dhe që po i bëhet ekspertizë e re në Itali nuk mund të shërbejnë si shkak procedural. Por thelbi i gjithë historisë është që ajo dosje nuk mund të mbyllet pa u hetuar dhe gjykuar Sali Berisha.

    Pastaj gjykata le të vendosë nëse një kryeministër ka të drejtë të vrasë kur opozita proteston apo jo.

    Ai do të jetë një vendim i cili do të ndajë të ardhmen tonë, nëse duam të jetojmë në një vend demokratik, ku kemi të drejtë të protestojmë ndaj kryeministrave apo në një vend ku kryeministrat kanë të drejtë të na vrasin.

    Nga Rubrika
    Opinione09 Janar 2025
    Shkruan: Christiaan Alting Von Geusau Duket se arritja legjislative më e spikatur e Bashkimit Europian në vitin 2024 ka qenë detyrimi që...
    Opinione08 Janar 2025
    Kushtëzimi i certifikimit të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet dhe institucionet e Kosovës me njohjen e shtetit, simboleve dhe dokumenteve të...
    Opinione07 Janar 2025
    Nga Adri Nurellari  Vendimi për të ndaluar “TikTok”-un në Shqipëri është një shfaqje e ludite e ngutshme dhe e cekët, që shmang...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Vip10 Janar 2025
    Sot, me nisjen e spektaklit të Big Brother VIP Kosova, një nga temat më të diskutuara ishte pa dyshim Gjesti, i cili...
    Vip10 Janar 2025
    Opinionisti Milaim Zeka, ka hedhur dyshime sot në ‘Prime’ se Driloni dhe ish banorja Lela, janë njohur nga jashtë. “Për secili prej...
    Lajme10 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ, kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe...
    Lajme10 Janar 2025
    Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/konferenca e drejtorëve të armatimeve kombëtare, në kuadër...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.