Ka nisur seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës.
Sot pritet të votohet përbërja e Komisioneve Parlamentare.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka bërë të ditur se në sallë janë 86 deputetë.
Në seancën që pritet të fillojë për pak minuta, pritet të shqyrtohet Propozim-vendimi për formimin e komisioneve parlamentare
Po ashtu do të ketë deklarime jashtë rendit të ditës, si dhe pyetje parlamentare.
Për shkak të situatës pandemike, mediet nuk do të lejohen të qëndrojnë në seancë, por vetëm në hollë të Kuvendit./Front Online/