×
  • Sport
  • Sport

    Dënimet s’kanë të ndalur, Juventus mund të dënohet përsëri

    FrontOnline
    23 Maj 2023

    Juventus u dënua mbrëmjen e të hënës nga Gjykata e Apelit me heqjen e 10 pikëve nga renditja e sezonit aktual, duke përfunduar jashtë zonës Champions, megjithatë makthi për bardhezinjtë nuk ka përfunduar ende.

    Kjo sepse dënimi i Gjykatës së Apelit ishte vetëm për akuzat për plusvalencat, në mënyrë që të manipulojnë bilancin sportiv, megjithatë për bardhezinjtë është zhvilluar edhe një hetim në lidhje me pagat dhe detyrimet ndaj klubeve të tjera në sezonet 2019-2020 dhe 2020-2021.

    Vendimi për këtë çështje pritet të vijë më 15 qershor, ku Juventusi me shumë gjasa do të marrë një tjetër dënim, që nuk dihet ende nëse do të aplikohet këtë sezon, apo sezonin e ardhshëm.

    E si të mos mjaftojë kjo, paralelisht për bardhezinjtë është duke zhvilluar një hetim edhe UEFA, që ka marrë të gjithë dokumentet nga prokuroria e Torinos dhe po merr në konsideratë përjashtimin e Juventusit nga Kupat e Europës.

    Edhe vendimi i qeverisë europiane të futbollit pritet të vijë brenda muajit qershor, muaj që pritet të jetë padyshim shumë i vështirë për Juventusin, pasi rrezikon të kompromentojë jo vetëm të tashmen, por edhe të ardhmen, nëse mbetet jashtë garave europiane./SS

    “Devolli Corporation” shpallet Punëdhënësi, Eksportuesi dhe Tatimpaguesi i vitit 2023, e vetmja korporatë që rrëmben tri çmimet e OEK
    Nga Rubrika
    Sport28 Maj 2024
    Komentet që Pep Guardiola ka bërë për Enzo Marescan në vitin 2021 janë rishfaqur pasi italiani është në prag të emërimit si...
    Sport28 Maj 2024
    Nëse dita e mirë duket që në mëngjes atëherë në këtë Evropian Gjermanisë nuk do t’i mungojë faktori fushë. Ditën e djeshme...
    Sport28 Maj 2024
    FC Kosova arrin sukses të jashtëzakonshëm në Gjermani, shpallet kampione në Kreisliga B Klubet shqiptare po vazhdojnë të tregohen mjaft të suksesshme...
    Të tjera
    Lajme28 Maj 2024
    Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka uruar Afrim Gashin pasi është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut....
    Sport28 Maj 2024
    Barcelona e ka humbur garën për shërbimet e mesfushorit spanjoll, Aleix Garcia. Ky i fundit gjatë sezonit që e lamë pas ishte...
    Vip28 Maj 2024
    Krahas bukurisë natyrale, ish-banorja e “BBVA”, Jori Delli po merr vëmendje edhe me postimet në rrjetet sociale. Dashurinë po e shijon në...
    Vip28 Maj 2024
    Shtëpia e famshme e përdorur kur Kevin McCallister mbeti vetëm në shtëpi në Krishtlindje është në shitje. Rezidenca me pesë dhoma dhe...
    Lajme28 Maj 2024
    Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga data 3 qershor do të nisin renovimet në QMF-7. Komuna i ka thënë banorëve në...
    Sport28 Maj 2024
    Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave, sot, ka zhvilluar stërvitjen e parë në Kampin Nacional në Hajvali, në kuadër të grumbullimit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.