×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    19 të vde*kur e shumë të zhd*ukur në Bosnjë, BE e Turqia shprehin gatishmëri për t’i dalë në ndihmë

    FrontOnline
    05 Tetor 2024

    Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Bosnjë-Hercegovinën qendrore kanë lënë të paktën 19 persona të vdekur, me qytete dhe fshatra të bllokuara dhe në disa vende shtëpitë janë pothuajse të zhytura.

    Disa nga pamjet më të rënda ishin në zonën përreth Jabllanicës, një qytet në rrugën kryesore midis qyteteve të Mostarit dhe kryeqytetit, Sarajevës, rreth 70 km në veri-lindje.

    Me këtë fatkeqësi të Bosnjës është solidarizuar Bashkimi Europian, Turqia e disa vende të tjera.

    “Përmbytjet katastrofike në BeH kanë shkaktuar tashmë disa viktima dhe shumë të zhdukur. BE qëndron në solidaritet me Be H”, ka shkruar Borrell, i cili shtoi se EUROFOR  do të mbështesë reagimet e emergjencave.

    Edhe zyrtarët të tjerë europianë dhanë mbështetje për banorët e zonave të përmbytura dhe programi Copernicus u aktivizua, sipas mediumit boshnjak “Vijesti.ba”.

    Ndërkaq, Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë tha se vendi është i gatshëm të ofrojë ndihma humanitare për “Bosnjën vëllazërore”.

    “Turqia është e gatshme të ofrojë të gjitha llojet e ndihmave humanitare për Bosnje e Hercegovinën miqësore dhe vëllazërore. Në bashkëpunim me autoritetet e BeH po bëhen përpjekje për të vlerësuar nevojat dhe për të ofruar ndihma”, tha MPJ turke, duke ngushëlluar për viktimat.

    Aksionet e ndihmave po organizohen nga orët e mëngjesit dhe në shumë vende do të grumbullohen veshje, ushqime dhe këpucë për popullatën e prekur nga përmbytjet, shkroi Vijesti.

    Ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të të zhdukurve, numri i të cilëve nuk dihet ende.

    Po ashtu, edhe Kosova shprehi gatishmërinë për t’i dalë në ndihmë Bosnjës.

    Presidentja Vjosa Osmani tha se populli i Kosovës qëndron krah për krah me popullin e Bosnjës derisa shprehu gatishmërinë për çdo ndihmë të nevojshme.

    “Populli i Republikës së Kosovës qëndron krah për krah me popullin e Bosnjës dhe Hercegovinës në këto kohë të vështira dhe ne jemi të gatshëm të ofrojmë çdo ndihmë të nevojshme”, tha ajo.

    Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti në emër të popullit të Kosovës shprehi ngushëllimet më të thella familjeve dhe komuniteteve të prekura nga përmbytjet në Bosnje dhe Hercegovinë.

    “Ne jemi me ju në këto kohë të vështira dhe jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë në çdo mënyrë që mundemi. Republika e Kosovës është me ju”, shkroi Kurti në “X”./Express/

     

    Nga 10 janari fillojnë reduktimet, këto vende do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni05 Tetor 2024
    Pas reshjeve të dendura të shiut dhe përmbytjeve të djeshme, qyteti i Vlorës është zgjuar mëngjesin e sotëm nën ujë. Në pamjet...
    Bota/Rajoni05 Tetor 2024
    Gruaja e ish-shefit vullnetar të zjarrfikësve të vrarë gjatë atentatit të korrikut ndaj Donald Trump në Butler, Pensilvani, ka thënë për BBC-së...
    Bota/Rajoni04 Tetor 2024
    Shirat e mëdha kanë shkaktuar përmbytje në disa pjesë të Shqipërisë jugore të premten, njoftuan autoritetet. Zona e Vlorës, në jugperëndim të...
    Të tjera
    Ekonomi05 Tetor 2024
    Debat i ashpër është zhvilluar ditëve të fundit mes përfaqësuesëve të opozitës dhe zyrtarëve qeveritar sa i përket numrit të bizneseve të...
    Bota/Rajoni05 Tetor 2024
    Gruaja e ish-shefit vullnetar të zjarrfikësve të vrarë gjatë atentatit të korrikut ndaj Donald Trump në Butler, Pensilvani, ka thënë për BBC-së...
    Lajme04 Tetor 2024
    Reshjet që kanë nisur gjatë ditës së sotme në territorin e Kosovës, nuk pritet të sjellin vërshime. Kështu deklaroi Besim Aliu, hidrometeorolog...
    Lajme04 Tetor 2024
    Listës së miliona vizitorëve në kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz i janë shtuar edhe emrat e dy zyrtarëve të lartë policorë...
    Lajme04 Tetor 2024
    Zëdhënësja e Ujësjellësit KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku ka bërë apel te qytetarët të mos kenë panik sa i përket rritjes së manganit...
    Bota/Rajoni04 Tetor 2024
    Shirat e mëdha kanë shkaktuar përmbytje në disa pjesë të Shqipërisë jugore të premten, njoftuan autoritetet. Zona e Vlorës, në jugperëndim të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.