×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    18 viktima nga moti i keq në Europë, mijëra kilometra tokë nën ujë

    FrontOnline
    17 Shtator 2024

    Stuhia Boris ka shkaktuar të paktën 18 viktima në katër shtete europiane, Poloni, Austri, Rumani dhe Çeki. Por numri mund të rritet edhe më shumë në ditët në vazhdim pasi shumë vetë konsiderohen të humbur.

    Polonia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme prej katastrofave pas përmbytjeve të mëdha që përfshinë zona të shumta të vendit.

    Kryeministri polak, Donald Tusk premtoi ndihma për zonat e përmbytura, 240 milionë euro, ndërsa Austria ka caktuar 300 milionë euro për zonat e përmbytura, shumë që mund të rritet në rast se do të jetë nevoja.

    Në pjesë të tëra të zonës së madhe të katastrofës, janë ende nën ujë mijëra kilometra tokë. Rrugët dhe fushat janë përmbytur, bodrumet dhe shtëpitë janë plot, digat dhe pritat janë shkatërruar pjesërisht.

    Edhe pse në orët e fundit ka pasur një tërheqje të ujërave për shkak të ndalimit të reshjeve, meteorologët kanë parashikuar rikthim të shiut, çka mund të përkeqësojë sërish gjendjen.

    Super oferta nga Sharr Travel/ Vetëm 70€ për person në Hotel VM Resort & Spa 5* në Durrës
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni17 Shtator 2024
    Reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje në pjesë të mëdha gjatë ditëve të fundit në disa vende të Evropës Qendrore si në...
    Bota/Rajoni17 Shtator 2024
    Dy të mitur janë përfshirë në një aksident në Dibër. Njëri prej tyre, vetëm 16 vjeç dhe ende nën moshë për të...
    Bota/Rajoni17 Shtator 2024
    Qindra vetë, mes tyre ambasadori i Iranit, mbetën të plagosur në periferitë e Bejrutit dhe në pjesë të tjera të Libanit, pasi...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Shtator 2024
    Qindra vetë, mes tyre ambasadori i Iranit, mbetën të plagosur në periferitë e Bejrutit dhe në pjesë të tjera të Libanit, pasi...
    Bota/Rajoni17 Shtator 2024
    Në rrugët e Maqedonisë së Veriut, gjuha shqipe po vazhdon të hiqet në tabelat e sinjalistikës rrugore. Pas tabelës në rrugën Bllacë...
    Lajme17 Shtator 2024
    Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në Zahaq të Pejës, ku janë përfshirë tri vetura. Rasti për Front Online...
    Lajme17 Shtator 2024
    Një aksham pazar me ekskursione është duke ndodhur në shkollën e mesme Shtjefën Gjeçovi në Prishtinë. Një njoftim të pa zakontë, të...
    Bota/Rajoni17 Shtator 2024
    Kompania “Meta” njoftoi se ndaloi mediat shtetërorë ruse të përdorin platformat e saj të mediave sociale, duke thënë se “ato përdorën taktika...
    Lajme17 Shtator 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllimet më të thella në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës homologut...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.