×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    17 vjeçarja vret vjehrrën, djali i viktimës e ndihmon të zhdukë kufomën

    FrontOnline
    21 Nëntor 2023

    Detaje të frikshme janë bërë publike të vrasjes së një 53 vjeçareje, nga partnerja e të birit. 17-vjeçarja Caitlin Koons vrau nënën e të dashurit 53-vjeçe, Nicole Jones, në Ohjo të SHBA-së me një gur.

    Sipas New York Post, në gjyq u zbuluan detaje nga vrasja që ndodhi në prillin e kaluar. Caitlin i tha Jonathanit se duhej të bënin diçka për nënën e tij sepse ajo po i pengonte të ishin bashkë dhe i dha atij pesë orë për të bërë diçka, transmeton FrontOnline.

    Kur kaluan pesë orët, 17-vjeçarja doli nga shtëpia, mori një gur dhe e goditi disa herë në kokë 53-vjeçaren teksa ishte para frigoriferit dhe më pas e mbyti. Mediat lokale në Ohajo raportuan se në momentin e vrasjes, 33-vjeçari ishte në divanin e shtëpisë dhe më pas e ndihmoi 17-vjeçaren të mbulonte gjurmët.

    17-vjeçarja dhe 33-vjeçari shkuan të dy në dyqane dhe blenë thasë plehrash, litarë për të mbështjellë trupin dhe pastrues për të fshirë gjurmët e gjakut nga kuzhina. Hapi i radhës i çiftit ishte të shkonin në një zonë banimi aty pranë dhe ta hidhnin trupin e 53-vjeçares në një kosh, duke menduar trupi nuk do të gjendej kurrë.

    Pasi përfunduan përpjekjen e tyre për të mbuluar gjurmët e tyre, 33-vjeçari dhe 17-vjeçarja u larguan në Meksikë, ku u gjurmuan nga autoritetet amerikane.

    Pasi u kap nga policia adoleshentja ka pranuar vrasjen, ndërkohë që detajet janë konfirmuar edhe nga të dhënat e GPS në telefonin dhe orën e 33-vjeçarit. 17-vjeçarja përballet me akuzën e vrasjes me paramendim, manipulimit të provave dhe përdhosjes së një kufome./FrontOnline/

     

     

    FITO 10.000 EURO ME PAKO PREMIUM PLUS!
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Dhjetor 2023
    Ambasadorja Lendita Haxhitasim së bashku me kryetarin e Komunës së Tolentino në Rajonin Marche, Mauro Sclavi Sindaco, si dhe presidentin e shoqatës...
    Bota/Rajoni03 Dhjetor 2023
    Dhjetëra fluturime janë anuluar në aeroportin “Schiphol” të Amsterdamit të dielën. Kjo për shkak të reshjeve të borës që pritet të arrijnë...
    Bota/Rajoni03 Dhjetor 2023
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka lavdëruar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama për përpjekjet e tij për ta ndryshuar kryeqytetin. Rama...
    Të tjera
    Vip03 Dhjetor 2023
    Në sfidën  e kapiten për këtë javë, banorët e Big Brother VIP Kosova kanë qenë të ndarë në dy grupe. Secili prej...
    Vip03 Dhjetor 2023
    Momente shumë të veçanta kanë ndodhur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova. Aty kanë hyrë disa personazhe me maskota, të cilët...
    Vip03 Dhjetor 2023
    Banorët e rinj të Big Brother VIP Kosova, Mirdoni dhe Ardi kanë biseduar sërish me Shqipen. Ka qenë Mirdoni ai që i...
    Vip03 Dhjetor 2023
    Blerando i ka dhënë një këshillë banorit të ri, Mirdonit. Ai i ka thënë që të mos e shikojë Lindën, sepse del...
    Vip03 Dhjetor 2023
    Derisa Blerando po qëndronte tek lavanderia, aty ka shkuar Shqipja. Ajo i ka thënë se duhet që Blerando t’i kërkojë falje, derisa...
    Vip03 Dhjetor 2023
    Buci, Blero, Alby, Kaderi dhe Lumbardhi kanë qëndruar bashkë dhe kanë bërë biseda të ndryshme. Ndërkohë, ka qenë Kaderi ajo që ka...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.