×
  • Lajme
  • Lajme

    “17 policë e çetnikë me dhunuan, më thanë nesër vijmë prapë”, zbulohet dëshmia e parë e Vasfije Krasniqit dhënë UÇK-së, ditën kur u dhunua

    FrontOnline
    05 Korrik 2024

    Ishte mesi i prillit i vitit 1999, kur ajo u përball me ngjarjen me të rëndë në jetën e saj.

    Vasfije Krasniqi, atëbotë 16 vjeçare po rrinte me familjen e saj në Stanoc kur policë e paramilitarë u futen në shtëpi dhe me dhunë morën atë për ta dërguar drejt Milloshevës.

    Në një shtëpi të braktisur të këtij fshati të banuar kryesisht me serbë, 17 paramilitarë e futën 16 vjeçaren dhe e dhunuan deri në alivanosje. Me pas çmenduria serbe mbi vajzën e mitur dhe të pambrojtur, vazhdoi edhe në fshatin Babimoc.

    Në gjendje të rënduar fizike dhe psikike, ata që e dhunuan e sollën Vasfijen në udhëkryqin afër shtëpisë e hodhën nga vetura me porosinë “nesër vijmë prapë dhe të marrim”.

    Nga frika se situata mund të përsëritet dhe e tronditur nga ajo çka kishte përjetuar, Vasfije Krasniqi shkon drejt në shtabin e UÇK-së dhe e lajmëron rastin.

    Portalimagazina.com ka siguruar dëshminë e Vasfije Krasniqit, dhënë Komandant Kompanie, Osman Musliut.

    Raporti i Musliut, shkuar në bazë të dëshmisë që ka dhënë Vasfija në shtabin e UCK-së me datën 16 prill 1999, ka 7 rreshta: 14.04.1999, Vasfije Shaip Krasniqi nga Stanoci i Ulët.

    Policia Serbe hynë në shtëpinë e Shaip Krasniqit ku me dhunë morën vajzën e tij Vasfijen 16 vjeçare rreth 19:45 e quan në drejtim të Milloshevës e pastaj në Babimost. Policia e kanë dhunuar. 17 policë e çetnik deri në alivanosje pastaj ka pësuar trauma psikike. Vajzën e sollën në udhëkryqin afër shtëpisë te varrezat e Stanocit i kanë than nesër vimi prapë e të marrim./Front Online/

    Artmotion dhe DigitAlb arrijnë marrëveshje të re bashkëpunimi pesëvjeçar
    Nga Rubrika
    Lajme08 Korrik 2024
    Shërbimi Korrektues i Kosovës ka lëshuar një komunikatë në lidhje me arratisjen e Faton Hajrizit nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë. SHKK ka...
    Lajme08 Korrik 2024
    Kompania më e vjetër në Kosovë për shitjen me pakicë të derivateve “Petrol Company” ka hapur edhe një pikë të re të...
    Lajme08 Korrik 2024
    Policia në Pejë u ka bërë apel qytetarëve që të shmangin ndezjen e zjarreve, kjo për shkak të temperaturave të larta. Gjithashtu...
    Të tjera
    Lajme08 Korrik 2024
    Unioni i Bizneseve Shqiptare-Gjermane (UBShGj) ka mbajtur Kuvendin e parë themelues të Degës në Kosovë. Biznesmeni Shkëlzen Jusaj me 19 vota ka...
    Lajme08 Korrik 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla sot në lansimin e fushatës ndërgjegjësuese “Festo me zemër, jo me armë”, u...
    Kronika08 Korrik 2024
    Një 26-vjeçar nga Prizreni, ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga thika. Lidhur me ngjarjen tragjike si i dyshuar është...
    Bota/Rajoni08 Korrik 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është nisur drejt Uashingtonit, për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, në një takim të nivelit...
    Kronika08 Korrik 2024
    Zyrtarët policor të rajonit Prishtinës, gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, ka realizuar 237 urdhëresa të...
    Lajme08 Korrik 2024
    Përdorimi i paligjshëm i armëve, janë shkaktarët kryesorë të vrasjeve në Kosovë. Kështu u tha të hënën në lansimin e fushatës ndërgjegjësuese...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.