Në spitalin e Përgjithshëm në Pejë gjatë 24 orëve qenë 6 lindje, 4 lindje normale dhe 2 me prerje cezariane.
Kanë lindur 6 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore.
Ndërkohë dje, 244 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 17 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
233 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,211
analiza.
121 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë: 74 Rëntgen, 33 EHO dhe 14 CT-ja.
Aktualisht në këtë spital po trajtohen 21 pacientë me Covid-19.
Sa i përket gjendjes së pacientëve:14 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë. 1 pacientë është shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.