Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) njoftoi se 15 korriku, e mërkurë, është ditë pushimi për gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Dita e pushimit vjen për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve kuvendare, të cilat duhej të mbaheshin më 12 prill të këtij viti dhe u anuluan për shkak të coronavirusit, njofton Telegrafi Maqedoni.
Shpallja e 15 korrikut ditë pushimi është në pajtim me konludimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
Një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, pra më 14 korrik do të votojnë personat e sëmurë kronikë, të dobëtit dhe personat e sëmurë ndërsa një ditë më herët do të votojnë personat që janë të infektuar me coronavirus dhe personat të cilët ndodhen në vetizolim.