×
  • Kronika
  • Kronika

    13-vjeçarja në Dubravë përdhunohet nga xhaxhai i babait të saj

    FrontOnline
    09 Mars 2021

    Gjykata Themelore në Ferizaj ka shqiptuar masën e paraburgimit ndaj një personi, pasi që i njëjti e ka keqpërdorur seksualisht një 13-vjeçare.

    Sipas policisë, keqpërdorimi i të miturës është bërë nga xhaxhai i babait të saj në shtëpinë e tyre në fshatin Dubravë.

    “Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Mustaf Tahiri, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri A.F. – xhaxhai i babait të viktimës, më 7 mars 2021, në fshatin Dubravë –Ferizaj, në shtëpinë e përbashkët të tyre, për qëllime seksuale e ka keqpërdorur seksualisht të miturën trembëdhjetë (13) vjeçare. Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Njoftimi i plotë:

    Ferizaj 9 mars 2021 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.F. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale sulmi seksual nga neni 229 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Mustaf Tahiri, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri A.F. – xhaxhai i babait të viktimës, më 7 mars 2021, në fshatin Dubravë –Ferizaj, në shtëpinë e përbashkët të tyre, për qëllime seksuale e ka keqpërdorur seksualisht të miturën trembëdhjetë (13) vjeçare.

    Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

    Sipas vlerësimit të gjyqtarit të procedurës paraprake, janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit të përcaktuara me dispozitat ligjore të KPPRK-së, marr parasysh se për këtë vepër penale hetimet nuk kanë përfunduar, dhe ende nuk janë dëgjuar para prokurorit të shtetit i pandehuri, si dhe dëshmitarët tjerë të mundshëm nga ana e prokurorisë, dhe mbi këto arsye gjykata vlerëson se po të gjendet i pandehuri në liri mund të ndikoj tek të njëjtit përkatësisht tek e mitura, si dhe tek prindi i të miturës, me të cilët jetojnë në një shtëpi të përbashkët, me kate të ndara, dhe me gjendjen e tij në liri ekziston rreziku real dhe potencial se mund të ndikonte tek të njëjtit në mënyrë që të deklarojnë ndryshe apo edhe të deklarojnë në favor të mbrojtjes së tij, andaj edhe mund të vije deri te rrethanat me të cilat do ta pengonin zbatimin e suksesshëm të procedurës penale.

    Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

    KEDS ‘zhduk’ rrjetin ajror nga qendra e Malishevës
    Nga Rubrika
    Kronika18 Tetor 2024
    Një shtëpi e pabanuar është përfshirë nga zjarri në Prishtinë. Policia bën të ditur se zjarri është lokalizuar dhe poashtu është arrestuar...
    Kronika18 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka gjetur shufër metalike dhe një thikë në çantën e një personi, mashkull kosovar. Sipas raportit, me vendim të...
    Kronika18 Tetor 2024
    Një grua është dhunuar në Prizren. Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 13 tetor dhe se viktima është dërguar për ekzaminime...
    Të tjera
    Lajme18 Tetor 2024
    Këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, ka folur për Marrëveshjen e Ohrit, duke thënë se ajo duhet të zbatohet si e...
    Lajme18 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti është takuar me ministrin për Europë të Francës, Benjamin Haddad, para nisjes së Forumit Ekonomik të Kosovës në Paris....
    Lajme18 Tetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Visar Azemi ka reaguar pas pamjeve të publikuara nga deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ku shihet se...
    Lajme18 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar dje një takim me mërgatën në Paris të Francës. Në një postim në Facebook, shefi...
    Sport18 Tetor 2024
    Pas dy ndeshjeve me Kosovën, Edon Zhegrova është gati për të vazhduar spektaklin në Ligue 1. Lille, ekipi ku luan Zhegrova zhvillon...
    Lajme18 Tetor 2024
    Rruga Prishtinë-Podujevë është drejt përfundimit. Kështu bëhet e ditur në një postim të Lëvizjes Vetëvendosje ku u publikua edhe videoja që tregon...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.