×
  • Lajme
  • Lajme

    13 persona kërkuan trajtim mjekësor në QKUK, shkak lëndimet nga mjetet prioteknike

    FrontOnline
    01 Janar 2021

    13 persona mbrëmë kanë kërkuar ndihmë në Klinikën Emergjente, si shkak i lëndimeve trupore nga mjetet piroteknike. Dy prej tyre kanë marrë lëndime më të rënda, ku një po trajtohet në Neurokirurgji, ndërsa tjetri në Ortopedi.

    Mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente, Agron Çitaku thotë se ka qenë një fluks normal i qytetarëve, krahasuar me vitet paraprake.

    “Mund të them se është me fat në krahasim me vitet tjera, sepse është numër më i vogël i të lënduarve. Prej mjeteve piroteknike i kemi 13 të lënduar. Dhe dy raste që janë pak më të rënda, është një me lëndimin me plumb qorre, si dhe njëri që është edhe ai me mjete piroteknike, por është me amputim të dorës të pjesës së poshtme. Rastet e tjera kanë shkuar në shtëpi, megjithatë dy raste kanë mbetur për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK… për momentin mund të themi se është stabile”, theksoi ai.

    Çitaku shton se gjatë tërë kohës kanë bërë apel te qytetarët që të festojnë pa armë dhe mjete piroteknike, megjithatë sipas tij ka pasur lëndime.

    “Në bazë të krahasimeve me vitet tjera me raste, mund të them se ai ndikim ka llur realizohet pozitivisht, sepse numri është më i vogël. Sa kam përjetuar në Klinikën Emergjente kemi pasur 40-50 raste minimum në sallën e vogël me amputime më shumë, por çfarë ka qenë edhe raste me fatalitet me armë të zjarrit me plumba qorrë që themi”, tha ai për Kp.

    Më mirë në Kosovë se në Gjermani
    Nga Rubrika
    Lajme10 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ofruar përkrahje peticionit të qytetarëve për Projektligjin për Parandalim të Vetëvrasjes. Mbi 13 mijë qytetarë...
    Lajme10 Shtator 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ka bërë thirrje për rishikim urgjent të formulës së financimit të pushtetit lokal në...
    Lajme10 Shtator 2024
    Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka komentuar intervistën e fundit të ish-bashkpartiakes së tij, dhe presidentes së vendit, Vjosa Osmani. Haziri përmes...
    Të tjera
    Lajme10 Shtator 2024
    Kyreministri i vendit, Albin Kurti, nuk ka komentuar fare paralajmërimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq i cili tha se brenda 72 orësh...
    Lajme10 Shtator 2024
    Në seancën fillestare të mbajtur të martën në Gjykatën Themelore të Prishtinës, të akuzuarit Ergim Qorolli dhe Blend Mjaku pranuan fajësinë për...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se për tri vjet rreth 60 mijë nëna të reja kanë aplikuar për të marrë...
    Lajme10 Shtator 2024
    Është arrestuar në Prishtinë një shtetas i Arabisë Saudite, i cili ishte i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar. Policia ka bërë të ditur...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe ministri i Punëve të Brendshme,...
    Sport10 Shtator 2024
    Kombëtarja U21 e Kosovës do të përballet sot (e martë) ndaj Izraelit me fillim nga ora 19:00 në kuadër të kualifikimeve për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.