
Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi ka njoftuar se për të përfituar nga Pakoja Emergjente Fiskale për kompensim të pagave në vlerë 170 euro, kanë aplikuar gjithsej 26 mijë e 422 biznese me 126 mijë punëtorë, raporton “Front Online”.
“Ministria e Financave ka pranuar përmes platformës së saj në Administratën Tatimore të Kosovës aplikime nga 26.422 biznese për kompensim me nga 170 euro për punëmarrësit e tyre. Numri i përgjithshëm i punmarrësve është 126.000. Nga këto 26.422 biznese, vetëm 4.4% e tyre, ose 1.162 sosh kanë kërkuar kompenzim në llogarinë e punëdhënsit (kjo për arsye se ata kanë dokumentuar që përkundër vështirësive, kanë paguar pagat e punëtorëve të tyre)”, ka sqaruar Bislimi. /Front Online