-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kastrati: Loja me sovranitet është spektakël për vota, realiteti është ndryshe

    FrontOnline
    11 Gusht 2024

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka komentuar zhvillimet politike në vend dhe qasjen e qeverisë aktuale ndaj sovranitetit.

    Sipas Kastratit, “loja me sovranitet” e promovuar nga kryeministri Albin Kurti është thjesht një spektakël për të fituar vota, ndërsa realiteti është shumë më i ndërlikuar dhe i rrezikshëm për interesat strategjike të Kosovës.

    “Interesat strategjike të Kosovës po rrezikohen nga ushqimi që Kurti u servon tifozëve për vota, atyre që ai i ka quajtur ‘analfabetë funksionalë’,” ka shkruar Kastrati, duke theksuar se themelet e shtetit janë tronditur pasi liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) janë dërguar në Hagë dhe nga marrëdhëniet e tensionuara me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

    Ai ka shprehur shqetësimin se pa garancitë e SHBA-së, ekzistenca e Kosovës është në rrezik.

    Kastrati gjithashtu ka kritikuar “spektaklet politike” të cilat, sipas tij, nuk i shërbejnë interesave të vendit.

    Ai ka përmendur veprimet si ngjyrosja e urës, ekskursionet në Ujman dhe deklaratat ofenduese drejtuar ambasadorit amerikan si shembuj të sjelljes së qeverisë që, sipas tij, po rrezikon ardhmërinë e Kosovës.

    “Kemi liderët e UÇK-së në Hagë dhe marrëdhënie të tensionuara me SHBA-në. Me këto rrethana, ekzistenca jonë vihet në pikëpyetje,” ka deklaruar Kastrati, duke theksuar se Kosova është larg realizimit të qëllimeve të saj strategjike, ndërsa Serbia po përfiton nga marrëveshjet ekonomike dhe ushtarake me Perëndimin dhe Lindjen./Telegrafi/

    Nga Rubrika
    Lajme20 Janar 2025
    Mandati presidencial i Donald Trump në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të nisë një rritje të re të së djathtës në...
    Lajme20 Janar 2025
    Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), përmes Instruktorëve të Kompanisë së Deminimit të Gardës Kombëtare, ka filluar ligjëratat për vetëdijesimin ndaj rrezikut...
    Lajme20 Janar 2025
    Sot, në ditën e inaugurimit të Presidentit Donald Trump, kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, e ka filluar ditën me takime të rëndësishme...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202520 Janar 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka falënderuar qytetarët për mbështetjen masive që po i kanë dhënë PDK-së në këto...
    Lajme20 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që ta shpërblejë me tender kompaninë “AL Dushi SH.P.K” për bartjen postare, dërgimin e materialeve votuese...
    Lajme20 Janar 2025
    Këtë të hënë ka vdekur 25-vjeçari i cili mbeti i lënduar nga shpërthimet e fishekzjarrëve në Prizren më 31 dhjetor të vitit...
    Lajme20 Janar 2025
    Dëshmitari Hansjeorg Strohmeyer, ish-këshilltar juridik i UNMIK-ut, deklaroi të hënën në Hagë se ndonëse nuk e kishte punë shënjimin e incidenteve, ai...
    Lajme20 Janar 2025
    Shoqata “Miqtë e Amerikës”, për nder të inaugurimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka organizuar disa aktivitete....
    Lifestyle20 Janar 2025
    E hëna e tretë e Janarit njihet gjerësisht si e hëna blu, e ashtuquajtura dita më stresuese e vitit. Këtë vit është...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.