×
  • Lajme
  • Lajme

    12 të vdekur nga Coronavirusi në 24 orët e fundit

    FrontOnline
    08 Gusht 2020

    Edhe 12 persona të tjerë të prekur me Coronavirus kanë humbur betejën me këtë virus në 24 orët e fundit, raporton Front Online.

    Numri i të vdekurve ka shkuar në 315

    Njoftimi i plotë:

    Gjatë 24 orëve të fundit,në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej443mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 190raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive është 10.059raste nga 40.184 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 315 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar197 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.677 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.067. Rastet pozitive janë nga:komuna Prishtinë 48raste,komuna Mitrovicë 24 raste, komuna Podujevë 18 raste, komuna Gjakovë 14 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Skenderaj 10 raste, komuna Ferizaj 7 raste,komuna Lipjan 7 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Obiliq 3 raste,komuna Shtime 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Zubin Potok 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Malishevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjilan, Han i Elezit, Klinë dhe Rahovec. Të nderuar qytetarë! Virusi është kudo! Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve! Virusi vret! Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët. BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE! Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura. Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve. Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar. Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve.Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve. Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat! Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda! Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm! Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve! NE PO PUNOJMË PËR JU, ANDAJ NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË! Ju faleminderit për mirëkuptim!

    Nga Rubrika
    Lajme26 Nëntor 2024
    Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemali – kandidat edhe për deputet – ka pasur pritika ndaj Presidentes së Kosovës,...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka uruar Arianit Besirin për zgjedhjen e tij si kryetar bashkie në Gjermani, duke shkruar...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë Faton Peci, thotë se gjatë këtij mandati kanë mbështetur 30 gra të Krushës me 1 milion e 933 mijë...
    Të tjera
    Vip26 Nëntor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Vullneti, ka thënë se ka parë entuziazmin tek banorët kur Burimi u shpallë si më pak...
    Bota/Rajoni26 Nëntor 2024
    14-vjeçari M.P. ka lënë sot ambientet e spitalit privat dhe është transferuar drejt burgut të të miturëve në Kavajë. Ditën e kaluar,...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Dëshmitari Halil Çadraku, gjatë dëshmisë së tij në Hagë tha se gjatë periudhës mars-gusht 1998 nuk ka pasur kontakt me anëtarët e...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk komentoi fjalimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Omsani në Kuvend, e cila hodhi kritika mbi punën...
    Bota/Rajoni26 Nëntor 2024
    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka treguar se është i hapur për një armëpushim në konfliktin njëvjeçar me Hezbollahun, pasi zyrtarët amerikanë i...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Arianit Besiri nga Mitrovica, ka shkruar histori me fitoren e tij në zgjedhjet lokale në Gjermani. Ai i ka fituar zgjedhjet për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.