Numri i rasteve të reja ditore në Gjermani është rritur për 1147 të premten, duke e çuar totalin në 214 mijë e 214, sipas të dhënave të Institutit “Robert Koch”.
Numri i vdekjeve u rrit për tetë duke shkuar në 9183.
Të enjten ishin regjistruar për herë të parë më shumë se 1000 raste të reja ditore, që nga muaji maj.
Gjermania për valën e re të rritjes së rasteve të reja ka akuzuar qytetarët që po kthehen nga shtetet tjera, veçanërisht ata nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia.