×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    100 plumba drejt hotelit në Pogradec, autorët kapen në pyll, kishin ngritur çadër

    FrontOnline
    12 Gusht 2020

    Arrestohet organizatori dhe bashkëpunëtorët që terrorizuan Pogradecin duke qëlluar me armë në drejtim të një hoteli në Tushemisht ku kishte dhe turistë.

    Ngjarja e rëndë u shënua më 8 gusht 2020 ndërsa të njëjtët autorë kishin shkuar po në këtë hotel edhe më 1 gusht. Autorët qëlluan breshëri automatiku drejt hotelit duke rrezikuar jetën e familjes së pronarit të hotelit por dhe të turistëve që ishin atje.

    Në pranga kanë rënë një 52 vjeçar me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit, pronës dhe sigurisë publike dhe tre bashkëpunëtorë të tij.

    “I.B., 52 vjeç, banues në Pogradec dyshohet të ketë rolin e organizatorit të ngjarjeve të ndodhura pranë hotelit, ku në bashkëpunim me tre personat e mësipërm dhe disa të tjerë, kanë kanosur me armë zjarri shtetasin J. M., si edhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të hotelit, duke i shkaktuar dëme materiale godinës dhe 7 mjeteve të parkuara” informon policia.

    Bashkëpunëtorët e tjerë të arrestuar janë I. M., 29 vjeç, A. Xh., 29 vjeç, banues në Zvezdë, Maliq dhe E. H., 32 vjeç, banues në Pojan, Maliq (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”). Operacioni i koduar “Driloni” u mor në pyllin e fshatit Vërdovë, Pogradec, Ata kishin ngritur një çadër që kishte ngritur enkas për t’u strehuar. Policia thotë se I.B është organizatori i kësaj ngjarje dhe në momentin e arrestimit u kap dhe me armë zjarri pistoletë me vete dhe 59 fishekë që i posedonte pa leje, 52 vjecari në kë rkim prej shkurtit.

    Ndaj shtetasit I. B., Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “kanosja për të mos kallëzuar”, “kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “prishja e qetësisë publike” kryer në bashkëpunim”, për ngjarjen e ndodhur më datë 10.02.2020, në lagjen nr. 3 përpara Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, ku në bashkëpunim me shtetas të tjerë 52-vjeçari ka kanosur pronarin e hotelit për të mos dëshmuar në një seancë gjyqësore, si edhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë dhe IEVP gjatë kryerjes së detyrës./Oranews/.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Presidenti rus Vladimir Putin mbajti bisedime në Kremlin të dielën me kryeministrin e Sllovakisë Robert Fico, në një vizitë të rrallë në...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022. Zëri i Amerikës vizitoi...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një person i moshës 68-vjeçare është gjetur i pajetë në Vlorë. Sipas policisë, ai është rrahhur me sende të forta, raporton Euronews.al...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.