×
  • Lajme
  • Lajme

    10 përqind e fëmijëve të kthyer nga Siria nuk flasin shqip dhe rriten me gjyshër

    FrontOnline
    21 Tetor 2020

    10 për qind e fëmijëve të kthyer vitin e kaluar nga vatrat e luftës, janë duke u rritur nga gjyshërit e tyre, meqë në të shumtën e rasteve të njëjtëve u kanë vdekur prindërit. Këta fëmijë janë duke përjetuar çrregullime posttraumatike, dhe kanë probleme në mësimin e gjuhës shqipe. Për ta po kërkohet trajtim nga institucionet e vendit, meqë ende nuk po vijojnë mësimin në klasë të rregullta.

    Kështu u tha në publikimin e raportit me temën “Vlerësimi i nevojave të fëmijëve dhe komunitetit të kthyer nga zonat e konfliktit dhe institucioneve në ofrim të shërbimeve për komunitet: Rishikim për procesin e rehabilitimit dhe riintegrimit”.

    Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës tha se ky është projekt 18 mujor, është i pari i këtij lloji, i cili tregon se si duhet të trajtohen fëmijët e kthyer të cilët janë të traumatizuar.

    “Një pjesë e programit i është dedikuar këtij hulumtimi, që gjate intervenimit akterët të kenë të qartë se ku duhet të investohet dhe ku janë stagnimet. Studimi i ka përfshirë 30 mijë respodentë. Vetëm 3 familje të kthyer kemi arritur t’i telefonojmë”, ka theksuar ajo.

    Ndërsa, eksperti ndërkombëtar Moshe Landsom theksoi se janë intervistuar politikëbërësit dhe të rriturit të cilët kanë pasur kontakte direket me fëmijët e të kthyerve. Ai ka theksuar se ka qenë e vështirë procesi i intervistimit meqë shumë prej tyre kanë gjendje jo të mirë ekonomike.

    “10 për qind prej të ardhurave janë duke u rritur nga gjyshërit, sepse prindërit kanë vdekur ose për disa arsyeje tjetër. Këta fëmijë kanë më pak probleme se sa ata që janë rritur në familjen e tyre origjinale. Shumica e fëmijëve janë në shkolla në klasë që janë më të ulëta se sa mosha e tyre. Sepse kur kanë qenë në Siri nuk kanë qenë në shkollë fare. Ata kanë pasur probleme me mësimin e gjuhës shqipe. Disa shkolla nuk i kanë vendosur fare në klasa të rregullta, ata kanë marrë vetëm mësime private, mes vete. Kjo sipas mendimit tim duhet të ndryshojë. Të gjithë kanë nevojë për ndihmë në mësime të ndryshme”, ka thënë ai.

    Sipas tij, çështja kryesore me këta fëmijë janë traumat në të cilat kanë kaluar këta fëmijë.

    “Shumica dërrmuese e tyre kanë çrregullime të traumave posttraumatike. Ne kemi intervistuar dy ekspertë të çështjeve fetare, ata kanë pasur lidhje me familjet në fillim por pastaj janë refuzuar nga familjet. Por nga mësuesit duket se fëmijët janë duke u integruar shumë ngadalë në ambientet e klasës. Ende në këtë moment kemi këtë problemin e kontaktit me familjen sa i përket islamit. Gratë nuk duanë të kenë kontakt me meshkujt. Burrat e gjitha grave janë ende në burgje”, theksoi ai.

    Eksperti ndërkombëtar ka kërkuar nga institucionet lirimin me kusht të burrave të arrestuar, sepse sipas tij këta duhet të fuqizohen ekonomikisht dhe të punojnë.

    Ndër tjera, tha se për këto familje të kthyera duhet të bëhet koordinimi nga ministritë për t’u kujdesur për to.

    The Victor vjen me këngë të re “Got U”
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore pasi u godit nga një veturë. Rasti ka ndodhur gjatë ditës në Gjakovë. Një person e...
    Lajme25 Prill 2024
    “Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit të Shtetit e ka përshkruar nivelin e korrupsionit ku përfshihet ekzekutivi. Opozita...
    Lajme25 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.