Të enjten në Kosovë janë konfirmuar 83 raste me koronavirus nga gjithsej 457 persona të testuar.
Rastet pozitive janë nga: komuna e Vushtrrisë 15 raste, komuna e Prishtinës 14 raste, komuna e Gjilanit 12 raste, komuna e Pejës 9 raste, komuna e Mitrovicës 9 raste, komuna e Dragashit 8 raste, komuna e Mamushës 7 raste, komuna e Prizrenit 6 raste dhe me nga 1 rast komunat: Fushë Kosovë, Obiliq dhe Skenderaj.
Numri i të prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka arritur në 1 mijë e 916, ndërsa janë regjistruar 34 raste të vdekjeve të personave të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 973 raste.