Në sheshin “Zahir Pajaziti” të Prishtinës është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore kushtuar tridhjetë vjetorit të vizitës në Kosovë të delegacionit të parë të Senatit të ShBA-ve, i kryesuar nga senatori Bob Dole.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se kjo ditë shënon kthesën e madhe për liri dhe pavarësi të Kosovës.
“Është emocion i veçantë, unë kam qen veç gjashtë vjeç, ndërsa ju e keni memorien e freskët të kësaj dite ku delegacioni i senatit Amerikan nën masa të rrepta të sigurisë të forcave serbe ka ardhë e ka vizituar Kosovën dhe ka bërë me dije se demokracia dhe liria për popullin shqiptar po vjen dhe kjo shënon kthesën e madhe për liri dhe pavarësi të Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo.
Aktualisht është hapur edhe një ekspozitë me fotografi me rastin e tridhjetë vjetorit të vizitës në Kosovë të delegacionit të parë të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të kryesuar nga senatori Bob Dole.