×
  • Lajme
  • Lajme

    ​VV përplasjen Thaçi – Hoti rreth asociacionit e quan kundërshti të rreme për ndarjen e Kosovës

    FrontOnline
    16 Shtator 2020

    Lëvizja Vetëvendosje përplasjet e presidentit Hashim Thaçi dhe Avdullah Hoti në lidhje me asociacionin, i konsideron si një kundërshti e rreme të dy anëve të së njëjtës medalje që ka për qëllim më vonë ndarjen e Kosovës.

    Kreu i vendit e ka quajtur të rrezikshme takimin nesër në Bruksel, ku në tavolinën e bisedimeve nga pala serbe është paralajmëruar hapja e çështjes së asociacionit të komunave serbe, formimin e të cilit Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka vlerësuar se është në kundërshtim në 23 nene.

    E kryeministri në deklarimet e tij për media është shprehur se nesër në kryeqytetin evropian nuk do të ketë diskutime për asociacionin, por për tema të tjera.

    Vetëvendosje përplasjet ndërmjet dy krerëve të institucioneve të larta të vendit po i sheh si anë të kundërta të së njëjtës medalje, që sipas saj, janë kundërshtime të ndarjes direkte të Kosovës me atë të bosnjëzimit për t’u ndarë më vonë, dallimi i të cilave është vetëm aspekti kohor.

    “Ne kemi kundërshtuar ”Zajednicën” Thaçi-Daçiq 2013 dhe atë Mustafa-Thaçi – Vuçiq- Daçiq 2015 sepse janë kundër rendit kushtetues dhe Republikës. Gatishmëria e kryeministrit të paligjshëm për ta ringjallur projektin famëkeq të Serbisë do të kundërshtohet siç janë kundërshtuar përpjekjet e padronëve të tij e që janë pikërisht këta nënshkrues”, thuhet në komunikatë.

    Postimi i plotë në Facebook:

    Sot, Zyra e Presidentit ka lëshuar një komunikatë për media ku e ka cilësuar si të rrezikshme dhe të dëmshme idenë e diskutimit për ”Zajednicën” nga Avdullah Hoti në Bruksel. Në këtë komunikatë kërkohet që Kuvendi ta ndalojë kryeministrin që të negociojë për çështje të brendshme, përmes një rezolute, anipse një rezolutë e tillë është votuar nga Kuvendi në mars të këtij viti.

    Nëse ”Zajednica” paraqet rrezik për Republikën e Kosovës, gjë që është krejt e vërtetë, atëherë presidenti Thaçi duhet të bëjë së paku tre gjëra: të distancohet dhe marrë përgjegjësi për marrëveshjen e prillit 2013, që është themeli i ”Zajednicës” e që e nënshkroi si kryeministër; të marrë përgjegjësi për ”Zajednicën” e gushtit 2015 të nënshkruar nga kryeministër Isa Mustafa i shoqëruar nga vet Hashim Thaçi si zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe garantonte se ajo ishte në përputhje me Kushtetutën ndërkohë që më vonë doli se ajo e shkelë atë në së paku 23 nene të saj; dhe, të japë përgjegjësi për nënshkrimin e tij në letrën ku FSK-së i ndalohet kalimi në veri të vendit.

    Ky reagim i presidentit sot, nuk është asgjë tjetër pos pafytyrësi dhe përpjekje që të simulojë opozitarizmin. Pra, ai po shtiret, po e luan rolin, vetëm sa për të mbetur edhe pak në skenën politike, dhe për ta faktorizuar veten ndërkombëtarisht. A i ka numëruar Thaçi sa rezoluta të tilla ka pasur, e sa janë shkelur nga vetë personi që është president? Ai vetë, në cilësinë e kryeministrit bashkë me Daçiqin hodhën themelet e ”Zajednicës”, që më pas e ndalëm me protesta mbarëqytetare.

    Kjo kundërshti mes Thaçit e Hotit është kundërshti e rreme e dy anëve të së njëjtës medalje. Është kundërshti e ndarjes direkte të Kosovës me atë të bosnjëzimit për t’u ndarë më vonë. Dallimi i tyre është vetëm kohor. Ata që thonë se ”Zajednica” është obligim në fakt janë duke negociuar ndarjen. Ndërsa kinse-kundërshtarët e tyre, opozita e simuluar, të cilët ka kohë që kërkojnë ndarje, sot thërrasin kundër “Zajednicës” që e krijuan vetë. Njëjtë si hajni kur thërret “kapeni hajnin”.

    ”Zajednica” cenon rëndë rendin kushtetues dhe unitaritetin e shtetit. Ajo është e dëmshme dhe rrjedhimisht e papranueshme, dhe nuk mund të zbatohet në Republikën e Kosovës e aq më pak të sillet nga një qeverisje e paligjshme. Por Thaçi është baba i “Zajednicës”, e jo kundërshtar i saj. Si themelues i kahmotshëm, atij vetëm i ka mbetur merak pse nuk është ai implementuesi, por kryeministri i tij kukull.

    Qytetarët e Republikës së Kosovës, opinioni mbarëshqiptar, Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe studiues të fushave të ndryshme kanë qenë në mënyrë konsekuente kundër marrëveshjeve që kanë rrudhur territorin dhe cenuar sovranitetin e vendit. Ne kemi kundërshtuar ”Zajednicën” Thaçi-Daçiq 2013 dhe atë Mustafa-Thaçi – Vuçiq- Daçiq 2015 sepse janë kundër rendit kushtetues dhe Republikës. Gatishmëria e kryeministrit të paligjshëm për ta ringjallur projektin famëkeq të Serbisë do të kundërshtohet siç janë kundërshtuar përpjekjet e padronëve të tij e që janë pikërisht këta nënshkrues.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosoës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vazhduar ta prezantojë planin e tij për sektorin e sportit. Përveç Stadiumit...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Ka vdekur Menduh Mullaademi, stilisti i parë në Kosovë – një pre ikonave të Prishtinës. Për vdekjen e ti, kanë shkruar nga...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me grupin parlamentar ‘Bllokun e Progresit’ i kryesuar nga shefi i...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Deri në dy orë po vijojnë pritjet për të hyrë nga Jarinja në Kosovë. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kombëtar, edhe te...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Të qeshura e argëtim ka shkaktuar Laurenti, kur vendosi ta imitonte këtë herë Leon. E gjitha për frazën e tij të numërimit,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme bore deri të mërkurën, ndërsa nga e enjtja...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ku janë përfshirë tri automjete. Si pasojë...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Është gjetur pa shenja jete një burrë 57-vjeçar në fshatin Bruz Zallë të Malësisë së Krujës. Bëhet e ditur se ai ishte...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Xheneta ka dhënë disa doza qortimi ndaj Drilonit për siç tha ajo, se nuk di të shkruajë e të lexojë shqip. Sipas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.