×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Vitia takon sot kryetarët e komunave, diskutojnë për masat antiCOVID-

    FrontOnline
    15 Prill 2021

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia do të mbajë sot një takim me kryetarët e Komunave të Kosovës.

    KosovaPress mëson se takimi mes ministrit Vitia dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës do të zhvillohet online dhe do të filloj në ora 10:00. Temë diskutimi do të jenë masat antiCOVID-19 e të cilat masa po kërkohen që të hiqen.

    Një ditë më parë, pra të mërkurën Këshilli i Kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës ka mbajtur takimin online lidhur me situatën e tashme pandemike nëpër komuna me virusin Covid-19.

    Kryetarët e Komunave në këtë takim kanë diskutuar edhe për masat e tashme, zbatimin e tyre, efektin dhe për situatën pas datës 18 prill kur skadojnë këto masat e reja.

    Në fund Kryetarët e Komunave janë dakorduar për rekomandimet e pushtetit lokal ndaj pushtetit qendror lidhur me situatën pandemike dhe masat e reja në këtë drejtim dhe në anën tjetër respektimin e masave nga ana e qytetarëve.

    Ata i kanë rekomanduar qeverisë që të heqin orën policore dhe që gastronomisë t’i hiqen masat dhe të udhëzohen që të respektojnë distancën fizike edhe përmes tavolinave.

    Po ashtu Qeverisë i është rekomanduar që të kenë prioritet vaksinimin e popullatës, të amandamentohet Ligji mbi pandeminë, të zbatohet pakoja e fundit e përkrahjes ekonomike dhe që të fillohet me pako të re përkrahëse.

    Ndërsa, po sot pronarët e sallave të dasmave mbajnë takim lidhur me masat anti-Covid.

    Më mirë në Kosovë se në Gjermani
    Nga Rubrika
    Lajme10 Tetor 2024
    Komanda e Forcave Tokësore në kuadër të planit të trajnimeve dhe ngritjes së kapaciteteve luftarake ka realizuar me sukses Trajnimin Taktika me...
    Lajme10 Tetor 2024
    Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayiip Erdogan, ka bërë thirrje nga Tirana që të ndalen luftimet në Gaza dhe Liban. Në një konferencë...
    Lajme10 Tetor 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhër arrest ndaj Naser Hafizit, drejtorit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore në Ministrinë e...
    Të tjera
    Sport10 Tetor 2024
    Llogaritë zyrtare të Michael Schumacher janë aktivizuar për herë të parë pasi ai bëri paraqitjen e tij të parë publike që nga...
    Lajme10 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka emëruar Nenad Vukmirovic zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim. Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se Kurti i...
    Bota/Rajoni10 Tetor 2024
    Sektorët e ndërtimtarisë, tregtisë dhe prodhimit në Gjermani punësojnë pjesën më të madhe të kosovarëve që jetojnë atje. Por, me kalimin e...
    Lajme10 Tetor 2024
    Rreth 19 nxënëse në Gjakovë kanë lënduar veten të ndikuar nga një video- lojë një rrjetin social Tik – Tok. Lidhur me...
    Lajme10 Tetor 2024
    Deputeti i Parlamentit të Bosnjë dhe Hercegovinës, Sasha Magazinoviq me të cilin u takua sot kryeministri i Kosovës Albin Kurti kishte marrë...
    Bota/Rajoni10 Tetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u takua një ditë më parë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky në Kroaci në kuadër të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.