×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Verat që fitojnë çmime në Berlin dhe atome 24 karat flori në Rahovec

    FrontOnline
    17 Tetor 2020

    Rahoveci vazhdon ta ruajë traditën dymijë vjeçare vjeljen e rrushit dhe prodhimin e verërave, ndërsa njëri nga importuesit më të mëdhenj të kësaj komune, Fatmir Shehu, pronar i KosovaWine, tregon për çmimin që kanë fituar në Gjermani, në mesin e 6 mijë ekspozuesve. Edhe pse numëron vendet ku dërgojnë prodhimet e tyre, thekson se kanë synim të gjithë tregun evropian.

    Shehu thotë se KosovaWine ka dal në treg para 5 viteve, dhe prapë është duke vazhduar traditën për vjelje të rrushit.

    Shehu tregon për llojet e rrushërave që vjeljen në sezonin shtator deri në muajin tetor.

    “Vjelja e rrushit zakonisht fillon në fillim të muajit shtator me veritetet e rrushit pironar, gameja, shardonelli dhe rezingu. Tash jemi në kohën e vjeljes së rrushit të variteteve shirazi, lervotit dhe pas një jave do të jetë edhe KabarneSvijon… Kjo zgjatet zakonisht prej muajit shtator, fillim të muajit shtator deri të muaji tetor, varet nga variteti, se cilit varitet është i gatshëm për vjeljen e rrushit që është pjekuria e duhur që duhet me u ba vjelja e rrushit”, ka thënë ai.

    Shehu thotë se synim i tyre është përhapja në gjithë tregun evropian.

    “Ne i kemi, prej brendeve ne i kemi Pinonarin, kemi Rranaq, kemi kabarneSubvion, Merllo dhe Suirah ose Shiraz…Ne momentalisht jemi në tregun e shteteve të bashkuara të Amerikës, në Gjermani dhe në Zvicër dhe kemi synim që të përhapemi në gjithë Evropën”, tha ai.

    Pronari i KosovaWine, Fatmir Shehu thotë këtë vit kanë dal me tre brende të reja të verërave. Ai shton se me njërën nga brendet, nga 6 mijë ekspozues në Berlin, KosovaWine ka fituar edhe një çmim në janar të vitit 2020.

    “Produktet me të shitura i kemi dy brende që janë “Primium” dhe “Besa”,… KosovaWine ka disa risi, tash kemi dalur me tre brende të reja, është Kalaveshi, që është vera e bardhë “SuvionBlanc”, kemi “AntigonaRose” dhe po ashtu kemi dal edhe me veren “Harmony”, e cila është e kombinuar me dy lloje të rrushit, të “Pinonarit”, po ashtu edhe “Vranaqit”,….Ne kemi arritur me “Besën”, me fituar vendin e parë në Berlin, prej 6 mijë ekspozues, ne e kemi fituar vendin e parë që është vëna me e mirë në janar të 2020-tës, po ashtu për kualitetin e venës mund të them lirisht se jemi lider për kualitet në gjitha trojet e Ballkanit”, ka thënë Shehu.

    Ndërsa njërën nga brendet me unike të KosovaWine, Shehu e ka cilësuar rakinë “Grejza e Artë”, ku thotë se është e përbërë nga 24 karat flori. /B.Hajdari/

    Nga Rubrika
    Lajme23 Janar 2025
    Britmat e fëmijëve të frikësuar e thirrjet “largohuni”, nuk po e ndalin eskortën e Albin Kurtit. Tetë xhipa të zinj të kryeministrit...
    Lajme23 Janar 2025
    Albin Kurti “solli marrëdhëniet Kosovë-ShBA në nivel të ulët”, ka shkruar Emisari Presidencial për Misione të Posaçme, Richard Grenell. Kështu shkroi ai...
    Lajme23 Janar 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është pritur sot në Pentagon nga Drejtoresha për Evropen Jugore dhe Lindore në Departmentin e Mbrojtjes, Leigh...
    Të tjera
    Vip23 Janar 2025
    Tre muaj pasi do të kryhet Big Brother dhe fillojnë të harrohen sendet për çfarë do të të mbajnë mend njerëzit?”, ishte...
    Vip23 Janar 2025
    Xheneta dhe Vullneti kanë diskutuar për finalen e madhe të ditës së nesërme të Big Brother VIP Kosova 3. Të dy diskutonin...
    Sport23 Janar 2025
    Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, teorikisht duhej të ishte me humor të mirë pasi skuadra e tij shkatërroi RB Salzburgun në...
    Lajme23 Janar 2025
    Albin Kurti “solli marrëdhëniet Kosovë-ShBA në nivel të ulët”, ka shkruar Emisari Presidencial për Misione të Posaçme, Richard Grenell. Kështu shkroi ai...
    Bota/Rajoni23 Janar 2025
    Një gjykatë në Liverpul ka dënuar me burg të përjetshëm, 18-vjeçarin Axel Rudakubana, i cili është autor i vrasjes së tri vajzave...
    Lajme23 Janar 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është pritur sot në Pentagon nga Drejtoresha për Evropen Jugore dhe Lindore në Departmentin e Mbrojtjes, Leigh...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.