×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ngjarja që tronditi Britaninë, vra’u tri vajza, dënohet me burg të përjetshëm 18-vjeçari

    FrontOnline
    23 Janar 2025

    Një gjykatë në Liverpul ka dënuar me burg të përjetshëm, 18-vjeçarin Axel Rudakubana, i cili është autor i vrasjes së tri vajzave në një klasë kërcimi në Southport.

    Ngjarja ndodhi korrikun e kaluar, kur 18-vjeçari vrau Bebe King (6 vjeç), Elsie Dot Stancombe (7 vjeç) dhe Alice da Silva Aguiar (9 vjeç), dhe tentoi të vriste dhjetë persona të tjerë gjatë eventit të Taylor Swift.

    Të afërmit e viktimave u mbajtën për dore dhe u përqafuan, por heshtën teksa gjykatësi shpalli dënimin për agresorin.

    Pasi gjyqi përfundoi dhe u dha dënimi, Policia e Merseyside lëshoi një deklaratë duke e përshkruar sulmin në Southport si “rasti më tronditës” që e kanë trajtuar ndonjëherë.

    Zëvendës shefi i policisë e përshkroi Axel Rudakubanën si një person “të fiksuar pas dhunës” që synonte “të kryente vrasje masive”.

    Në të njëjtën kohë, policia në përfundim të gjykimit publikoi pamjet e momenteve para se Axel Rudakubana të kryente sulmin e tij.

    Adoleshenti mund të shihet i veshur me një xhup të gjelbër, një kapuç dhe maskë në fytyrë që i mbulon hundën dhe gojën, teksa hipën në një taksi.

    Pasi del nga makina pa paguar, ai shkon në qendrën e komunitetit, Hart Space, ku më pas vret tri vogëlushet dhe lë të plagosur 10 të tjerë brenda 15 minutave.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Shkurt 2025
    Prokurori Ols Dado ka kërkuar shpalljen fajtor të ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro. Për Goron kërkohen tre vjet burgim për shpërdorim dhe...
    Bota/Rajoni13 Shkurt 2025
    Ukraina mund të bëhet ende anëtare e NATO-s në të ardhmen nëse përmbush të gjitha kushtet. Kështu tha të enjten ministri suedez...
    Bota/Rajoni13 Shkurt 2025
    Sekretari amerikan i Thesarit Scott Bessent, po viziton të mërkurën Kievin për të diskutuar një marrëveshje kritike lidhur me mineralet. Vizita vjen...
    Të tjera
    Lajme13 Shkurt 2025
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi. Gjatë...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se edhe sot po vazhdon procesi i numërimit të votave për kandidatët në 19 qendra...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Analisti, Nexhmedin Spahiu, ka deklaruar se Albin Kurti ka mundësi ta formojë qeverinë .Sipas tij, Kurti mund të arrijë shumicën e nevojshme...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Në seancën e djeshme Komisioni për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Parlamentit të Malit të Zi ka përkrahur propozimin e Qeverisë për emërimin e...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar kohën  e zgjatjes së formimit të një Qeverie...
    Kronika13 Shkurt 2025
    Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 06:00, në fshatin Gllarevë të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.