×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Szunyog dhe Wigemark: Rishikimi i sektorit të sundimit të ligjit, bazë e mirë për reformim

    FrontOnline
    12 Prill 2021

    Përfaqësuesi special të BE-së, ambasadori Tomas Szunyog dhe shefi i misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), Lars-Gunnar Wigemark, kanë theksuar se rishikimi funksional i sektorit të sundimit të ligjit është një bazë e mirë për reformimin dhe organizimin e institucioneve të Kosovës.

    Ambasadori Szunyog dhe shefi i EULEX-it, Wigemark, këto komente i bënë gjatë takimit me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ku është diskutuar për sundimin e ligjit në Kosovë, prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë, si dhe bashkëpunimin për çështje me interes të përbashkët.

    Fillimisht Ministrja Haxhiu përmendi prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë në lidhje me sundimin e ligjit duke filluar nga rishikimi funksional i sektorit të drejtësisë, vetingu në sistemin e drejtësisë, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, adresimin e krimeve të luftës, dhunën në familje, si dhe çështjet që kanë të bëjnë me drejtësinë komerciale.

    Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Szunyog dhe shefi i misionit të EULEX-it, Wigemark adresuan disa nga çështjet më të rëndësishme në sektorin e sundimit të ligjit, duke filluar me situatën me COVID – 19 dhe sfidat që prekin institucionet e drejtësisë.

    “Ata theksuan se rishikimi funksional i sektorit të sundimit të ligjit është një bazë e mirë për reformimin dhe organizimin e institucioneve të Kosovës. Po ashtu, shprehën gatishmërinë e tyre për mbështetje me ekspertizë dhe gjithashtu këshilluan për konsensus politik me aktorët vendas dhe ndërkombëtarë. Ndër të tjerash, si prioritet të tyre adresuan luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe theksuan rëndësinë e plotësimit edhe të ndryshimeve të nevojshme ligjore”, thuhet në një komunikatë të MD-së.

    Ministrja Haxhiu theksoi punën në adresimin e shumë komenteve që kanë dalë nga rishikimi funksional i Sektorit të Sundimit të Ligjit.

    Për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ministrja Haxhiu theksoi se përqendrimi është në dokumentin e konceptit që parasheh paketën e re ligjore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar.

    Në takim, u trajtua gjithashtu çështja e personave të pagjetur, si një nga temat më të ndjeshme dhe të rëndësishme për t’u trajtuar nga institucionet.

    Të dy palët në takim shprehën gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit në çështjet e shtetit të së drejtës.

    Vizitë në KEDS nga Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo
    Nga Rubrika
    Lajme09 Tetor 2024
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza në kuadër të vizitave nëpër qytetet e Kosovës, ka zhvilluar një punëtori...
    Lajme09 Tetor 2024
    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi tjetër ku dëgjohet teksa flet me...
    Lajme09 Tetor 2024
    Sot Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 223’të. Këto janë vendimet që janë marrë: – Miratuar vendimin për Agjendën e Reformave...
    Të tjera
    Lajme09 Tetor 2024
    Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Analena Baerbock, ka thënë se  shtetet e Ballkanit Perëndimor po bashkohen më shumë me njëri-tjetrin. Në një...
    Lajme09 Tetor 2024
    Ministrja e Arsimi, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se kanë shpallur dy pozita të larta në arsim. Atë për drejtor të...
    Lajme09 Tetor 2024
    Ndihmës Sekretari i ri të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof nesër do të vijë në Kosovë, ndërsa kryeministri tha se duhet pritur...
    Lajme09 Tetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vazhduar kritikat ndaj Qeverisë Kurti. Ai ka vlerësuar se kjo është qeveri e korrupsionit...
    Lajme09 Tetor 2024
    Emisari i Gjermanisë për Ballkanin, Manuel Sarrazin, ka thënë se është lajm i mirë që në CEFTA u miratuan me sukses 11...
    Lajme09 Tetor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka reaguar ashpër pas publikimit të përgjimit mes deputetes Kusari-Lila dhe kriminelit Millan...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.