Skenderaj tashmë edhe zyrtarisht renditet në mesin e komunave më transparente dhe me performancë më të mirë në nivel vendi.
Kryetari Bekim Jashari ka thënë se një gjë e tillë është arritur falë transparencës, punës dhe bashkëpunimit me qytetarë.
“Komuna jonë për vitin 2019 sipas Raportit të Ministrisë së Pushtetit Lokal është radhitur komuna e katërta në performancë komunale nga 38 komuna të Republikës së Kosovës. Nga viti në vit po dëshmojmë qeverisjen tonë të mirë dhe transparente, dhe kështu do të vazhdojmë tutje për të arritur më të mirën që meritojnë qytetarët e komunës sonë, për të jetësuar amanetin e të parëve tonë për të pasur një shtet dhe shoqëri të zhvilluar. Ky është misioni im, obligimi jetësor që ia kemi shtetit tonë, të ndërtuar me shumë mund e sakrificë. Çdo sukses i komunës sonë është sukses i secilit qytetar, punëtor dhe zyrtar komunal”, shkruan Jashari në një postim në Facebook.