×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Shëndeti mendor në pandemi, ekspertët kritikojnë institucionet për qasje joprofesionale

    FrontOnline
    07 Janar 2021

    Vendi për rreth 10 muaj po përballet me pandeminë COVID-19, e pasojat që po lë pas kjo sëmundje janë të mëdha. Viti i shkuar po konsiderohet si më sfiduesi në trajtimin e shëndetit mendor. Të shumtë janë personat të cilët kanë kërkuar ndihmë pranë Qendrave të Shëndetit Mendor dhe Klinikës së Psikiatrisë, pas infektimeve me koronavirus në Kosovë dhe masave të vendosura për të parandaluar përhapjen.

    Ekspertët po shprehën kritikë ndaj institucioneve, meqë të njëjtit nuk patën qasje të veçantë në aspektin profesional të shëndetit mendor. Të njëjtit thonë se masat që u morën ishin administrative, ndërkohë, paralajmërojnë se pasojat më të mëdha psikologjike do të vërehen te moshat e shtyra dhe fëmijët.

    Ka gati rreth 40 vjet përvojë si profesionist i shëndetit mendor, por vitin 2020 po e karakterizon si më të vështirin në aspektin profesional. Neuropsikiatri Sami Rexhepi për tërë këto vite ka trajtuar personat me sëmundje të shëndetit mendor, por nuk kujton që ka pasur acarim më të madh të sëmundjes te pacientët.

    “Përveç se ka ardhur deri te riacarimi i sëmundjes te një numër i madh i klientëve, problemi është se është rritur edhe numri i popullatës që kanë manifestuar shqetësime të ndryshme emocionale. Sido që të jetë prej marsit-dhjetori janë nëntë muaj në pyetje edhe për të kuptuar më mirë si ka ndikuar pandemia në popullatën, është si me pas marrë një saq të madh edhe me i shti në saq popullatën në një presion të tillë kanë funksionuar. Një pjesë ka mujt një periudhë kohore me i bo ballë, por me kohën ato forca kanë filluar të zbehen edhe kanë filluar gradualisht të manifestohen edhe shenjat”, thekson ai.

    Drejtori i Qendrës së Shëndetit Mendor, Sami Rexhepi shton se ende popullata është në fazën akute të stresit, por që sipas tij ka pasur presion të madh të popullatës, ngjashëm si në vitet e ’90-ta.

    “Tërë kohën një e metë e madhe gjatë kësaj lufte të pandemisë, ka qenë se nuk ka pasur një qasje të veçantë në aspektin profesional të shëndetit mendor. Është bërë një strategji, është punuar se si do të reagojnë, por shumë pak ka pasur. Gjatë kohës së karantinimit, edhe aty shumë vonë jemi organizuar për të ofruar atë pjesën tonë profesionale të shëndetit mendor. Një e metë e madhe është se ende nuk jemi duke menduar për një qasje shumë specifike në aspektin e shëndetit mendor të popullatës, edhe kur kalon pandemia. Se jemi në fazën akute të stresit. Në një kohëzgjatje prej nëntë muajve, në një presion shumë të madh, është shumë normale me prit edhe çrregullime kronike të stresit traumatik”, shton Rexhepi.

    Rexhepi i konsideron administrative masat anti-COVID që janë vendosur gjatë dhjetë muajve, për çka siç thotë ai ka pasur edhe rebelim të popullatës.

    Tutje, ai thekson se ka pasur shumë kërkesa për shërbime në këtë qendër.

    “Kemi pasur riacarime të klientëve tanë që i mbikëqyrim, mirëpo ka pasur edhe nevojë të popullatës për shkak të çrregullimit të ankthit, çrregullimit të gjumit, frikës intensive, të gjitha janë këto elemente që janë pasojë e pandemisë”, thotë ai.

    Rritje të numrit të rasteve ka pasur edhe në Klinikën e Psikiatrisë në QKUK. Doktor Faton Kutllovci thekson se të shumtë kanë qenë personat të cilët kanë manifestuar ankth, depresion e stres.

    “Kemi pasur numër të madh të rasteve që kanë kërkuar ndihmë. Por, ajo që mund të them është që më tepër një entitet i caktuar ose edhe një tjetër që kanë kërkuar shërbimet e caktuara psikiatrike. Kemi pasur shtim të rasteve që kanë kërkuar ndihmë profesionale të shëndetit mendor, personat të cilët kanë manifestuar ankth, depresion, gjendje të reagimit akut, stres. E që kanë pasur për pasojë frikën, gjumin, ankesa të shumta somatike”, thekson ai.

    Kutllovci shton se pandemia ka ndikuar që të shtohet numri i rasteve për vizita psikiatrike, ndërkohë thekson se kjo ka ndikuar shumë në ndryshimin e stilit të jetës.

    “Ka pasur raste kur na janë bërë pyetjet nga më thjeshtat. Për shembull ‘a guxoj t’i dezinfektoj frutat’, ‘a guxoj ta prek kuletën’, ‘a guxoj të prek drurin, metalin’, bilës edhe ‘a guxoj t’i përqafoj fëmijët e mi’. Dhe kjo mandej ka ndikuar që njerëzit të kërkojnë pastaj informata e shpeshherë tendenca për të siguruar informata të bollshme në lidhje me koronavirusin dhe pasojat e mundshme ka ndikuar që njerëzit të marrin informata të gabueshme gjë që ka ndikuar në rritjen e nivelit të frikës. Mund të them që në përgjithësi simptomalogji kanë përjetuar të gjithë, por më shumë ata që para pandemisë kanë pasur probleme psikologjike, dhe tani niveli i simptomave është më i madh”, njofton ai.

    Kjo periudhë ka ndikuar edhe në rritjen e abuzimit të përdoruesve me duhan, pije alkoolike dhe substanca narkotike. Kutllovci thekson për KosovaPress se pritjet janë të mëdha që pasoja të ketë te fëmijët dhe moshat e shtyra.

    “Kur një person i ekspozohet një situate që mund të jetë e përjetuar potencialisht në mënyrë traumatike, ai do të manifestojë simptomatologjinë e cila mund të jetë prezentë për një periudhë të caktuar. Por, në qoftë se nuk është trajtuar, ajo mund të zgjatet dhe mbi këtë bazë unë mendoj që pasojat për shkak të pandemisë me koronavirusin në aspektin e shëndetit mendor do të jenë prezente edhe gjatë vitit tjetër, por ndoshta edhe gjatë viteve tjera. Sepse, përveç që do të ndërrojë qasjen tonë për jetën, do të ketë komplikime psikologjike sidomos tek moshat e shtyra por edhe te fëmijët”, shton Kutllovci.

    Sami Rexhepi e Faton Kutllovci shprehën kritikë ndaj institucioneve, meqë sipas tyre nuk patën prioritet shëndetin mendor. Për këtë bëjnë thirrje që gjatë këtij viti, të kenë për bazë rekomandimet e tyre.

    KEDS e KESCO, përmes aktiviteteve të shumta, i bashkohen fushatës kundër Dhunës me Bazë Gjinore
    Nga Rubrika
    Lajme18 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot është takuar me Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin, me të cilin thotë se...
    Lajme18 Shtator 2024
    Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se janë ftuar katër deputetë të Kuvendit të Kosovës në Procesin e...
    Lajme18 Shtator 2024
    KFOR nga sot e deri në fund të tetorit do të nis stërvitjet provuese operative në Kosovë. Zyrtarët e Misionit të NATO-s...
    Të tjera
    Lajme18 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin Elbert Krasniqi sot kanë takuar përfaqësues të agjencive të Kombeve të Bashkuara. “Në një...
    Lajme18 Shtator 2024
    Ish-emisari special presidencial për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se ka punuar me kryeministrin Albin Kurti dhe ka potencuar se problemi...
    Vip18 Shtator 2024
    Gani Gërmia, mëngjesin e sotëm ka tronditur ndjekësit e tij me disa pamje të rënda. Ai publikoi një veturë të rrokullisur dhe...
    Lajme18 Shtator 2024
    Kryenegociatori i palës serbe, Petar Petkoviq, ka thënë se homologu i tij kosovar, Besnik Bislimi, refuzoi të marrë pjesë dje në takimin...
    Lajme18 Shtator 2024
    12 vjeçari Bleart Krasniqi nga Tërpeza e Poshtme ka vdekur sot. Lajmin e kanë bërë të ditur faqja e fshatit Tërpezë e...
    Lajme18 Shtator 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kritikuar qasjen e Brukselit për sa i përket dialogut Kosovë – Serbi. Sipas Osmanit, problemi në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.